Poli Hoxha: Ngjarja e Gërdecit kërkon gjyq maratonë! Shkëlzeni humbi dy beteja në Nju Jork, në SHBA ka material për të! Dëshmitar kyç, ish-shefi i shtabit të ushtrisë Luan Hoxha

29 Shtator 2023, 22:25| Përditesimi: 1 Tetor 2023, 12:52

  • Share

Gjykata e Posaçme shtyu për në 3 tetor seancën e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu i pandehur në dosjen “Gërdeci”. Shkak u bë kërkesa e avokatit të viktimave Dorjan Matlia për t'u njohur me materialet dhe listën e dëshmitareve të dorëzuar nga mbrojtja e Mediut. Prokurori Arben Kraja u shpreh kundër 90 emrave të kërkuar nga mbrojtja e Mediut, pasi sipas tij ish-ministri akuzohet për një fakt penal konkret dhe jo për demontimin në përgjithësi.

Teksa në seancën e ardhshme pritet që Gjykata të shprehet për listën e dëshmitarëve, të cilët SPAK kërkon t'i pyesë në gjyqin për tragjedinë e Gërdecit, përfshirë edhe Shkelzen Berishën, gazetari Poli Hoxha në emisionin “Pa Protokoll” në Report TV tha se kërkesat e avokatëve janë për të fituar kohë. Ai propozoi që për Gërdecin që e cilësoi një çështje të rëndësishme, duhet të bëhet një gjyq maratonë, që t’u jepet mundësia të rrëfehen dëshmitarëve që nuk kanë folur asnjëherë. Hoxha veçoi Luan Hoxhën ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë, i larguar nga Shqipëria në janar 2012 pak kohë pas publikimit të kabllogramit të ambasadës amerikane ku thuhej se ai ishte ankuar tek ambasadori i kohës Uithers për rolin e Shkëlzen Berishës në Gërdec. Sipas gazetarit ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë është njeriu më kompetent që mund të tregojë informacione të rëndësishme për çështjen.

Gazetari u ndal te dy gjyqet që ka humbur Shkëlzen Berisha në SHBA, në betejën e tij me gazetarët amerikanë. Ndërkaq specifikoi betejën e humbur me gazetarin amerikan Guy Laëson i cili në librin ‘Armët dhe Çunat’, që ka në thelb tragjedinë e Gërdecit, ka shkruar për Shkëlzen Berishën, duke nxjerrë fakte dhe prova, që sipas autorit, provojnë se ka qenë i përfshirë në biznesin famëkeq të armëve.

“Shkëlezen Berisha ka bërë dy gjyqe në amerikën kundër Nju Jork Times. Të dy gjyqet për dëm moral që ka kërkuar Berisha në Amerikë kundër autorëve i ka humbur. Prej nga pjesa amerikane ka material. Andej është Luan Hoxha që del që futet në ambasadën amerikane që thotë se kanë frikë. Ai është njeriu më kompetent që i di operacionet. Biznesin që është kryer në Gërdec. Atje fillon gjithçka.

Pse përfundoi me demontimin aq afër një fshati edhe predha avionësh. Deri në Tetovë është dëgjuar ai Gërdec. Makutëria e këtij biznesi ka bërë që aty të çojnë armë të rënda që duan tunel, kanë vende për këtë proces. E gjitha kjo ka brenda korrupsion pastrim parash po e dëgjoj për herë të parë nga Dumani. Dhe nuk është hetuar këtu. 70% të punës e ke në amerikë. Atje i kanë rrëfyer të gjithë. Prandaj i ka thirurr prokuroria gati katër amerikanë. Mes tyre Herri që ka ardhur në Tiranë dhe ka taguar x,y, prandaj ka thirrur dhe Shkëlezen.

Për mendimin tim unë dyshoj ose kam një parandjenjë që kjo është një taktikë që po lejohet të bëhet kështu ky gjyq. Ngjarja e Gërdecit kërkon gjyq maratonë sepse të thirrur do rrëfene. Këto budallëqet e mbrojtjes jo kosniparioncet Gërdecin e bënë të mos hyjmë në nato. Interesante është që dëshmitarët kryesorë që s'janë pyetur asnjëherë të dalin aty një nga një. Kjo ngjarje kërkon një proces shembullor në Shqipëri. Le të jetë i gjerë”, tha ai.

Deputeti i PS Denis Deliu bëri apel që organet e drejtësisë të marrin vendim së shpejti mbi fajtorët e Gërdecit.

"Uroj që Gjykata dhe Spak të bëjnë një vendim të shpejtë dhe të shpallen fajtor ata që kanë faj dhe të shpallen të pafajshëm ata që janë të pafajshëm", shtoi ai.

Për avokatin Arber Hoxha thirrja e dëshmitarëve nga Fatmir Mediu për t'u pyetur mbi çështjen është për të fituar kohë.

"Mediu ka thirru dëshmitarë që s’i hyjnë në punë as dreqit. Një ministër gjerman, ç'punë ka kjo me zbardhjen e Gërdecit"

Diskutime pati edhe për takimin informal të drejtuesit të prokurorisë Altin Dumani me gazetarët i cili foli për disa çështje nga zbardhja edisa rrethanave të largimit të Arben Ahmetajt nga Shqipëria, te hetimi në një dosje të re për Pezullimin e fondeve të BE për porgamin Ipard II, e deri tek dosja e Gërdeci dhe privatizimin e kompleksit Partizani, për të cilat tha se po kryhen veprime hetimore intensive.

"U dhanë mesazhe që do kemi zhvillime nga të gjitha anët, sidomos për pjesën e korruptuar të opozitës", shtoi Poli Hoxha.

Ora 21:49
Zbardhi 6 vrasje, gazetari Dema: Tafani u dorëzua i vënë përballë një videoje, tregonte lidhjen me vrasjen e 2021 në Peqin! Dëshmia, hedh dritë mbi ngjarje të tjera

I penduari i drejtësisë Artan Tafani pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë duke rrëfyer rreth 19 ngjarje kriminale, nga të cilat 6 vrasje të zbardhura me autorësi, vetëm pasi u vu përballë një prove filmike. Dëshmia e tij sipas gazetarit pritët të zbardhë ngjarje të tjera kriminale. Referuar videos Tafani ka qenë kontakti i fundit i Alban Semakut, i cili është ekzekutuar më 17 tetor 2021 në Peqin.

“I janë vënë përballe prova të forta filmike dhe e ka parë se e ka të vështirë të lëvizë nga ato. Pamjet tregonin se ai ka qenë kontakti i fundit i Alban Semakut, i cili është ekzekutuar më 17 tetor 2021 në Peqin. Pamjet refonins e ai ka qenë në të njëjtin mjet me të. I dorëzuar ka thënë më mbroni se do të flas. Ka treguar se Laert Haxhiu është personi kyç në këto vrasje.

Ai ka folur dhe për disa ngjarje të tjera siç më thonë burimet por duhen kohë për tu verifikuar. Rrëfimi i Tafanit nuk është vetëm për ngjarjet e zbardhura. Mendohet se ka një numër shumë të lartë vrasjesh që ka folur. Në muajt e fundit Tafani është mbajtur nën përgjim për më shumë se 30 ditë. Përfliten dhe për disa ngjarje të tjera për zonën e Lushnjes. Janë disa ngjarje të rënda", tha ai.

Tafani është arrestuar nga policia e Lushnjës, ndërsa në momentin e ndërhyrjes ai ka pasur edhe një tentativë për t’u larguar.  

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?