Edmir Bregu dhe Ermir Dedja

Kronikë

Zbardhja e vrasjes së Edmir Bregut në 2021, njëri nga ekzekutorët anëtar i grupit të Avdylajve! U vra me kallashnikov në maj në Durrës

3 Tetor, 10:33| Përditesimi: 3 Tetor, 11:14

  • Share

DURRËS - Alfred Doka dhe Ermir Dedja vepruan si ekzekutorë të Edmir Bregut në 2021 në Durrës, ngjarje që u zbardh një ditë më parë nga SPAK. Porositësi i vrasjes, sipas Prokurorisë, dyshohet se ishte Astrit Avdylaj në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, Aldo Avdylaj. Alfred Doka është shpallur në kërkim, ndërsa Dedja, 29-vjeç, u ekzekutua më 20 maj të këtij viti në Durrës. 

Anëtari i bandës së Avdylajve u vra pranë një qendre shëndetësore teksa po lëvizte në këmbë. Ai u qëllua me plumba kallashnikovi nga një makinë tip "Seat". Autorët nuk dihen ende por policia ka identifikuar 5 persona si të përfshirë në ngjarje. Dy janë vënë në pranga, Erion Ndoni, 36-vjeç dhe Klodian Berisha, 35-vjeç, të cilët akuzohen se kontrabanduan automjetin që u përdor nga autorët.

Në kërkim është shpallur 33-vjeçari Xhuljano Dyrmishi për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje dhe për kontrabandë të mallrave. Dy të tjerët, një shqiptar dhe një maroken, u shpallën në kërkim dy ditë pas ngjarjes së rëndë me akuzën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen. 

Vrasja e Edmir Bregut u zbardh pas përgjimeve në Sky ECC të grupit kriminal të Astrit Avdylajt dhe Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe edhe si "Rumi i Shijakut". SPAK thotë se si drejtues dhe koordinator i grupit të strukturuar kriminal, dyshohet të jetë Aldo Avdylaj, si ndihmës dyshohet të jetë Enea Kume (vëllai i deputetit të PS Loer Kume ). Ekzekutorët ishin Alfred Doka dhe Ermir Dedja. SPAK po heton gjithashtu që në këtë vrasje mund të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë. 

Edmir Bregu alias Ilir Kuçi, 32 vjeç, ishte me origjinë nga Kukësi dhe jetonte në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Pasditen e 23 janarit 2023, ai po qarkullonte me makinën e tij tip “Porsche Cayene” në lagjen nr.16 të Durrësit. 32-vjeçari u ekzekutua me dy plumba, një në kokë dhe një në gjoks sapo zbriti nga makina e tij.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?