Fidanët me kanabis të mbjella në Krujë

'Territori i pastër' zbulohen parcela kanabisi në Shkodër, Krujë e Vlorë! 3 në pranga, 1 në kërkim, në hetim dhe kryetari i njësisë administrative Postribë

31 Maj, 09:41| Përditesimi: 31 Maj, 12:47

  • Share

TIRANE- Katër raste të kultivimit të kanabisit u goditën sot nga policia e shtetit. Karakteristikë e këtyre rasteve është se parcelat ngrihen në mes të pacelave të tjera që janë të mbjella mes bimëve të tjera me qëllim që të jetë i vështirë identifikimi i tyre. 

Në Krujë është shpallur në kërkim një 24 vjeçar, ndërsa në Vlorë u arrestuan babë e bir. Në fshatin Mafsheq të Krujës u zbuluan 2 ambiente të përshtatura për kultivim të kanabisit mes një parcelë ku ishin mbjellë perime,  28 bimë cannabisi të mbjella dhe 116 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis, gati për t'u mbjellë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në kërkim është shpallur një 24 vjeçari me inicialet E. D për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal. 

Në Vlorë parcela me 135 bimë kanabis u gjet në fshatin Rromës, në vendin e quajtur “Përroi i njomë”.

Në Shkodër parcelat me kanabis u zbuluan në Postribë ku janë gjetur dhe asgjësuar 2946 bimë narkotike dhe 1385 fidanë në kubikë dhe po hetohet në gjëndje të lirë kreu i njësisë administrative. Ndërsa në Velipojë në fshatin Baks, ku janë gjetur dhe asgjësuar 290 bimë kanabisi u arrestua një 43 vjeçar.

Kontrollet janë në kuadër të operacionit të koduar "Territori i pastër'

Ora 11:43
Shkodër/ Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit, nis hetimi për kreun e njësisë së Postribës, 43-vjeçari në Velipojë vihet në pranga

SHKODËR - Dy raste të kultivimit të kanabisit janë goditur nga policia në kuadër të megaoperacionit ‘Territor i pastër’.

Në Postribë janë gjetur dhe asgjësuar 2946 bimë narkotike dhe 1385 fidanë në kubikë. Ndërkohë që ka nisur hetimi për kreun e kësaj njësie administrative, R.M., 34 vjeç.

'-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në Postribë, gjetën dhe asgjësuan 2946 bimë narkotike dhe 1385 fidanë në kubikë. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e njësisë administrative Postribë, shtetasin R. M., 34 vjeç;', thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa në Velipojë, në fshatin Baks, janë gjetur dhe asgjësuar 290 bimë kanabisi. Si rezultat i veprimeve policore u vu në pranga A.T., 43 vjeç, banues në Velipojë, si i dyshuar kryesor për kultivimin e bimëve në Baks.

'-shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në fshatin Baks, gjetën dhe asgjësuan 290 bimë cannabisi. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve profesionale policore, u identifikua, kap dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi A. T., 43 vjeç., banues në Velipojë.', vijon më tej njoftimi.

Sakaq, vijon puna e policisë për identifikimin dhe nxjerrjen përpara ligjit të autorëve të tjerë të dyshuar si përgjegjës për këtë veprimtari kriminale, teksa megaoperacioni ‘Territor i pastër’ vijon ende.

Ora 10:19
Vlorë/ Arrestohen babë e bir, kishin kultivuar kanabis tek Përroi i Njomë

VLORË - Një rast i kultivimit të kanabisit është goditur nga policia në Vlorë, në fshatin Rromës, në kuadër të megaoperacionit kombëtar ‘Territor i pastër’.

Në pranga janë vënë dy shtetas, babë e bir, N.B., 58 vjeç dhe A.B., 26 vjeç, përgjegjës për kultivimin e bimëve narkotike.

Policia mundi të sekuestrojë 135 fidanë dhe bimë narkotike kanabis sativa, të cilat u gjetën në Rromës në vendin e quajtur ‘Përroi i njomë’.

'Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive dhe i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit kombëtar anticannabis të koduar “Territor i pastër”, Sektori i Narkotikëve i DVP Vlorë ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Rromës, në vendin e quajtur “Përroi i njomë”, ku u gjetën të mbjellë 135 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.          
Në vijim të veprimeve hetimore, u ndaluan 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasit N. B., 58 vjeç dhe A. B., 26 vjeç (babë e bir), banues në Vlorë.', thuhet ndwr tw tjera nw njoftimin e policisw.  

Ndërkohë materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë së Vlorës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?