Sekuestrohet në Gjirokastër një arsenal armësh zjarri të modifikuara me silenciator dhe municion luftarak, ndërsa është arrestuar poseduesi Ilirijan Içi 63 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 63-vjeçarit në lagjen Cfakë u gjetën të fshehura në tavan dhe në një vend të përshtatur poshtë dyshemesë 4 armë zjarri të modifikuara me silenciator, 1 pistoletë shenjëdhënëse, 1000 fishekë, 8 krehra, 2 gjerdanë me 35 fishekë të armëve të gjahut, 1 aparat metalkërkues, 5 metër fitil zjarrpërcjellës dhe mjete me të cilat kryente mbushjen e fishekëve të armëve të gjahut.
Operacioni i policisë së Gjirokastrës është mbështetur edhe nga forcat 'Shqiponja'. Policia deklaron se arsenali i armëve u zbulua falë informacioneve të marra në rrugë operative dhe bashkëpunimit me qytetarët. Hetimet po vijojnë për të zbuluar nëse armët janë përdorur në ngjarje kriminale.
Nikaragua, bajgeri e gjalle! Ngrihu Enver djali se u mbushem me minj, po na helmojnë!
Përgjigju