TIRANE-Tre armë zjarri, njëra kallashnikov dhe dy pistoleta (njëra prej tyre me silenciator ), 170 fishekë dhe një jelek antiplumb u sekuestruan mëngjesin e sotëm në një operacion banesën e një personi të njohur për forcat e rendit në lagjen Shënkoll.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete dhe dy telefona celularë. Armët u gjetën në banesën e Ervis Dakës, i cili u arrestua. 33-vjeçari është një emër i njohur për policinë pasi në vitin 2018 së bashku me vëllanë e tij goditën shefin e policisë së rendit në Elbasan.
Në operacionin që u zhvillua në orët e para të ditës së sotme në mbështetje të policisë së Elbasanit në momentin e ndërhyrjes ka qenë edhe RENEA, pasi i riu njihet si person me rrezikshmëri të lartë dhe efektivët i frikësoheshin një reagimi të Dakës.
Armet e sekuestruara ne Elbasan
Ndërkohë që në Kurbin është arrestuar një 35-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete. 35-vjeçari me inicialet A.T. iu gjetën nga kontrolli një pistoletë me 9 fishekë. Arma dhe fishekët të riut iu gjetën në makinën tip "Volksëagen".
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.
Pistoleta e sekuestruar në Kurbin
Kete ervisin e ka plagosur sanxhaktari rend me pistolet edhe u denua me 3 vjet burg po kurr nuk i beri se nderhyri qazim sejdini edhe i hodhen posht akuzat e nuk beri as 1 dit burg
PërgjigjuKy daka osht nga peqini jo elbasoni apo peqini mbetet fshat vi elbasoni hahahahaha
PërgjigjuNormale policia arreston vetem kundershtaret e sokol sanxhaktarit dhendrit te qazim sejdinit qe mer vota per PS me dhum e kercenime me jet kurse kundeshtaret e tij i fusin ne burg qe ta ken nen kontrroll e frik elbasanin ju raft kanceri shtet i felliqur
PërgjigjuPse KY daka esht kundershtar I sanxhaktarit? Me cilen bande 3sht ne elbasan ky? Njihet si I forte ne elbasan apo jo?
Mos lini minj në këmbë, pastroni republikën!
PërgjigjuKe të drejtë sepse nje ish ambasador britanik perpara ketij qe eshte sot (fundërrinë), ishte shprehur për mediat qe burgjet janë plot me ordinere pulash qe janë denuar me shume nga ai ç mendonte. Keshtu, gjykatesit dhe prokuroret tanë duke i lepire menderen ja plotesuan deshiren.
te drejte ke po la gjykata njeri ne burg se policia kap ata lesho