Prokuroria e Posaçme (SPAK) i kërkoi sot të dhëna shtesë strukturës së operacionit Forca e Ligjit në Policinë e Shtetit për dy sekuestro, kompleksin 'Golden' të Altin Hajrit që është në kërkim për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, por edhe për makinën e blinduar që iu bllokua Saimir Taullaut. Por çfarë informacioni shtesë kërkon SPAK-u?
Zv/ ministrja e Brendshme Rovena Voda u shpreh se nuk ka informacion. "Do ta plotësojmë dosjen, por nuk ka asnjë gjë nëse është kthyer për plotësim dokumentacioni. Nuk e di cfarë dokumentesh, patjetër dokumente që lidhen me provimin e ligjshmërisë së burimeve financiare besoj. Nuk jam njohur me vendimin se cfarë ka kërkuar konkretisht por meqë flasim me masa me karakter pasuror ma do mendja për dokumentet e ligjshmërisë" tha ajo.
Ndërkohë që gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno i ftuar në studio zbardhi detaje nga kërkesa për informacion e SPAK-ut për OFL-në për plotësimin e dy dosjeve. "Për Saimir Taullaun ka kërkuar informacion shtesë për makinën e blinduar. Ai pretendon se nuk e ka të tijën makinën por me qira. Për rastin e kompleksit të Altin Hajrit është cështje që është hetuar nga prokuroria në 2015 është pushuar në 2017 se nga Italia nuk ka ardhur letërporosia nëse është dënuar në Itali. Ka ndenjur në burg si i përfshirë në trafik droge, por nuk ka vendim përfundimtar si i vëllai Emiljan Hajri që është dënuar.
Altin Hajri nuk rezulton i dënuar në Itali, në Shqipëri jo, e jo, fakti që nuk është i dënuar, ky personazh sikur e ka dërguar policia kërkesën nuk e bën subjekt, pasi është dënuar vëllai Emiljani, por përthithet përmes vëllait. Ngjarja e fundit e rëndon pozitën e tij edhe për pasurinë" tha ai.
Lajmi kryesor:
Ekskluzive/ Voda: OFL sekuestron 20 prona me vlerë miliona euro të Lulzim Berishës (VIDEO)
//ReportTv.al