DURRËS - Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës të Durrësit, Liridon Pula, është lënë në burg nga Gjykata e qytetit bregdetar këtë të premte. Ai u arrestua më 1 tetor, pasi akuzohet për shpërdorim detyre, si i dyshuar për abuzime me regjistrimin e pronave. Në seancë ishte i pranishëm edhe zëvendëskryesiministri Erion Braçe, i cili e quajti këtë vendim një akt të paprecedent.
Mbi një deklaratë të fortë që kreu i qeverisë Edi Rama bëri ditën e djeshme në Kuvend, ka hedhur dritë sot zv.kryeministri Erjon Braçe. Shefi i mazhorancës, pa bërë të ditur emrin, tha se se një prokuror në Durrës, punon për organizatat kriminale dhe u bën shantazh nëpunësve të shtetit. Braçe ka zbuluar emrin, duke thënë se prokurori i çështjes së Liridon Pulës, drejtor i Kadastrës Shtetërore në Durrës, mbështet një grup kriminal në Durrës. Edhe Braçe nuk e përmendi emrin, por prokurori i çështjes në fjalë, është Arjan Ndoja.
Prokurori Ndoja ishte sot në seancë gjyqësore, ku Gjykata e Durrësit vendosi masë sigurie "arrest me burg" për Liridon Pulën, një masë që sipas Braçes është e pabazuar në prova dhe është një presion kriminal mbi drejtuesin e Kadastrës në Durrës për shkak se ai nuk ka pranuar të legalizojë pallate monstrueze, siç i quajti Braçe, pavarësisht se ka qenë nën presionin e banidëtëve që grabisin prona në zonën bregdetare të Durrësit dhe mbështeten nga prokurorë dhe gjyqtarë. Zv.kryeministri e ndoqi vet seancën gjyqësore sot në Durrës drejtuar nga gjyqtarja Besiana Garxenaj, ku tha se prokurori Arjan Ndoja nuk paraqiti asnjë provë të vetme për të fajësuar Liridon Pulën. Madje sipas Braçes, pati shkelje të rëndë kushtetuese pasi akuza e shpërdorimit të detyrës është ngritur mbi bazën e ligjeve për institucionet e vjetra, siç ka qenë ALUIZNI, që tashmë është shkrirë bashkë me Hipotekën që është Agjencia Shtetërore e Kadastës.
"Në ALUIZN-in e Durrësit ka pasur probleme të vjetra, në mënyrën se si janë administruar këto zyra, dhe kohë pas kohe ka pasur lëvizje të drejtuesve dhe procedime penale. Prokuroria ka ngritur një akuzë kundrejt drejtuesit të zyrës së re, të Kadastrës, nuk bëhet fjalë për Hipotekën, Aluiznin, por i referohet një institucioni të ri bazuar funksionimi i tij mbi një ligj tjetër të ndryshëm nga ligjet për dy institucionet e mëparshme. Më takonte të isha këtu për të parë akuzën që ka ngritur prokurori ndaj një punonjësi të shtetit shqiptar. Pa më të voglin diskutim që është akti final i një historie të gjatë gati një mujore, presioni, shantazhi kriminal mbi punonjësin që sot ishte me pranga në sallën e gjyqit. Presioni kriminal që nuk është bërë për çështjen në fjalë për të cilën është akuzuar por për pallate monsturuoze që duhet të legalizohen dhe të regjistrohen në këtë qytet. Eshtë bërë jo për çështjen, por presion në mënyrë të qartë për disa vjedhje të tjera, të mëdha shumë të rënda, në kohë të ndryshme në zonën e Gjirit të Lalëzit. Ai punonjësi i shtetit atje sipër pavarësisht shantazhit në të cilin ka qenë ka refuzuar të bëhet pjesë e këtyre veprimeve kriminale dhe unë dyshoj shumë pas asaj që dëgjova përreth një orë e gjysmë që e gjithë akzua e ngritur me të është e paprovuar por ka edhe lajthitje marramendëse që u referohen rregulloreve që sot nuk janë në fuqi që i kërkojnë drejtuesit të Kadastrës të sillet si drejtor i institucioneve që kanë qenë më parë. Të akuzosh për shpërdorim detyre duhet të provosh që vepra që ka konsumuar është kryer me dashje, dhe që vepra ka sjellë dëme, publike, pra shtetit, private, qytetarit. Duhej të ishte e provuar që drejtuesi i Kadastrës duhej të kishte sjellë dëme të qarta mbi shtetin, dhe dëme mbi privatët. Kompanitë që ka bërë ndërtime në Lalëz ose partnerët e saj që janë pronarët e truallit, nga asnjëri nuk ka asnjë pretendim mbi veprimet që ka bërë Regjistruesi. Kjo tregon që çdo gjë në gjykimin tim personal është e stisur dhe prokurori dhe gjykatësja në fjalë do duhet të provojnë në Apel ato që edhe pasi u vu në diskutim, prokurori tha: Ne deri në këtë moment kemi këto, nëse ju do sillni prova të tjera ne mund të ndryshojmë qëndrim. Nuk është i akuzuari që sjell prova, por prokurori që duhet të vërtetojë fajësinë. E kuptoni se në ç'shkelje të rëndë kushtetuese është ky prokuror?
VIDEO/ Seanca gjyqësore për Drejtorin e Kadastrës së Durrësit Liridon Pula
Pyetje: E kishte fjalën Rama për këtë prokuror?
Braçe: Duhet të pyesni zotin Rama
Erdha këtu ta dëgjoja me vesh. se kisha dëgjuar shumë gjatë gjithë kësaj periudhe. Kam qenë në dijeni të çdo kërcënimi, shantazhi që i është bërë këtij drejtuesi, jo për këtë çështje, për çështje të tjera që kjo qeveri ka pasur vullnetin t'i bllokojë duke mbrojtur interesin publik të qytetarëve të Durrësit, dhe në zonën bregdetare.
Ka forca të tjera që janë kundër këtij vullneti, kundër interesit të qytetarëve, dhe kundër cdo nëpunësi shteti që kryen punën me ndër në përputhje me ligjin.
Reforma në drejtësi duhet të marrë para gjithë këtë pisllëk zhuli. Ky është vetëm një rast. Imagjino sa raste ka që qytetarët merren në qafë nga zhuli dhe krimi që është instaluar në sistemin e drejtësisë. Janë disa njerëz që nuk kanë kaluar në vetting që duhet të kapërcejnë çdo lloj radhe për të kaluar në veting për t'i dhënë fund krimit përkundrejt interesit publik. Sipas logjikës së këtij prokurori, çdo lloj drejtuesi mund të rrezikojë të përfshihet në të njëjtën situatë.
Shkelja është e hetuar. Pas asaj shkelje ka një ngjarje shumë të rëndë, e dinë durrsakët shumë mirë se çfarë ka ndodhur nga këtu e deri në Sukthit. Ka një shkelje shumë të rëndë që duhej të ishte hetuar në themel për të shkuar jo vetëm tek ata banditë që grabisin atje, por për të arritur deri tek ata banditë me kollarë që i mbështesin, kudo që janë në zyra shteti, apo në prokurori e gjykatë.
Akuzat e ngritura nga prokuroria janë se Liridon Pula, së bashku edhe me zyrtarë të tjerë, dyshohet të kenë tjetërsuar dhe abuzuar me pronat, regjistrimeve të paligjshme në regjistrin e Kadastrës, kryesisht në bregdet.
Prokurori Arjan Ndoja sot në gjykatë
Mjafton pasuria gati 1 milion euro per te kuptu sa i ndershem eshte ky drejtori yt o xhuxhi Brace.Na trego ti i ndershmi si firohen 1 milion euro ne 4 vite.Ikni mor plera se e keni qelbur fare ket vend
PërgjigjuMjafton te shifnit sot se kush ishte tek seanca gjyqesore dhe e kuptoni se cpo ben mafja shteterore! Zoti Pula, eshte axhutanti i Brisit te tatimeve dhe kunati i Aurrela Bicja (kjo krahu i djathte i Brisit)te cilat ne bashkepunim me banden e durresit te Plarent Dervishit dhe me bekimin e Miushit Brace qe i doli garant se nuk e prekte njeri. Filluan masakrimin e pronave te qytetareve durrsak. Te behen verifikimet ne hipoteke e te shohin qe ka praktika shitblerje normale qe kane mbi 2 muaj qe nuk u eshte kaluar pronesia. Sot Miush Brace doli ne mbrojte te hajdutit Pula sepse i kishte dal garant se nuk e prekte njeri ligjerisht sepse ne zyre e mbronin gangesteret. Prokuroria te bej punen dhe mos me ju trem hic mafjes se po i vjen fundi kelyshve komuniste Urime Rilindjes dhe kokat hangshin jarebi
PërgjigjuDurresi e din fare mire sa e si eshte punuar te hipoteka/aluizem, Komplimentet e mia trupit gjykues.
PërgjigjuPo te kishte qene ndonje zyrtar tjeter qe nuk do ishte kushuriri Braces do dilte dhe do bertiste ky miush kapem nje te korruptuar qe i nxiu faqen qeverise
PërgjigjuPo çfar gjuhe të përdorësh për një hajdut që kan përdhosur drejtësin e gjith shoqërin Shqiptare. Megjithatë un si intelektual si doktor shpreh keqardheje dhe kërkoi falje me shum përulsi. Po kto lloi njerzish të nervozoin pa fund se kan shkatëruar SHQIPRIN HIJE RËND E BUKUROSHE RRALL.RROFT SHQIPRIA E RROFT KOMBI MADHËSHTOR SHQIPTAR.
PërgjigjuZoti Brace, shko ver ne pune SHISH dhe policine qe te gjejne prova per keta banditet dhe vjedhjet qe thua. Mos na e bej si gjeagjeze se e di kush e di, se ke shtetin ne dore. Me prova te forta s'ka gjyqtar a prokuror qe ben cubin. Daljetne media per denoncime na I ler ne popullit
PërgjigjuArjan Ndoji esht njeri i rrespektuar po sulmohen verioret se ky drejtori hipotekes ska lan gjob pa vu e gja pa vjell
PërgjigjuRama verifikoi nje prokuror qe bashkpunon me bandat kriminale. Brace sapo zbuloi qe nje prokuror po akuzon me pa te drejte nje funksionar te PS. Prokurori ne fjale eshte llum prej disa viteve. Pyetjet qe lindin jane:perse pikerisht tani keto akuza nga PS.Perse u ndoq dhe u prononcua brace,nderkohe qe vendimi jepet nga gjykata.Mos valle ky eshte nje presion ndaj te gjithe prokuroreve,kur behet fjale per funksionare te PS.
PërgjigjuHajdeni ne shkoder vec tu vu gjoba prokurorat dhe oficerat e policise gjyqesore, Kerdi bajne
Përgjigjukur e sqarove punen e ketij "prokurorit", o mendjegjati Brace, pse harrove "te sqarosh" qe vendimin per arrest me burg e ka marre trupa gjykuese ?
Tani u kujtua rama qe ai eshte i korruptuar . Sa veta ka perndjekur ai prokuror . Apo tanj qe goditi njeriun e tij doli ta mbroj . Te gjithe atje lart e kane gatuar kete corbe dhe tani do ta vjellin per gjithe jeten
PërgjigjuU KONFIRMUA 100%
PërgjigjuO loran shehu ndoshta je i sëmur mendor e sduhet me u mar me ty po si ka mundësi që ky prokuror i < ndershëm > bën 760 mij euro në 4 vjet. Po ti sa bën në 4 vjet 7 miljon euro e ky qelbësir maskara prokuror qeka i ndershëm . Vetëm për shumën që ka ky duket që është kriminel. Un kam lindur në USA e 760 m8j euro si mendoi në ëndër e jo ti kem kto lek. Në një koh që un jam Doktor Kirurg po kto lek për 4 vjet si bëj dot kurr. E imagjino standartin e Amerikës me Standartin e Shqipris . Për çfar thot Erjon Braçe s'më intereson fare është e drejt që personi nën akuz të jap faktet e ndoja fundërrin fundoset vetvetiu. Po një njeri si ndoja jashqitje e kombit të vazhdoi të jet në drejtësi është faij i Ed Ramës e Erion Braçes që e lën akoma ktë fundërrin të ulet në bankën e Gjykatës. Sepse un nuk e njof ndoje kakën por vetëm me lekët që ka jam i bindur 100% që ndoja është MUTI madh. Prandaj mos mbro njerëz të till o i mjeri ti që kto lek ti s'mund ti imagjinosh jo ti kesh o karabush.
Përgjigjuik o idiot
Per nje Doktor Kirurg,i lindur ne Amerike qe je,paske nje edukate te shprehuri "per t'u patur zili".
Ka nje standart shqiptar gazetaresk dhe politik ku drejtesia shantazhohet publikisht sa here qe ngrihen akuza kunder funksionareve publik. Problemi egzistonte me pare apo u zbulua sot? Beni nje rubrike dhe cdo dite publikoni pasurine e cdo funksionari qe ve pasuri ne memyre te paligjshme. Keshtu ndodhi edhe ne rastin kur Policia e Shtetit u vu nen akuze per hyrje ilegale dhe perdorim te paligjshem te pajisjes IMSI/CATCHER. Gjyqtarit menjehere ju publikua pasuria. Kta njerez te korruptuar nuk jane te tille se cenon interesat e politikes por jane te tille edhe kur Braçja nuk flet dhe cenonhen interesat e atij qytetarit qe nuk ka as pozicion publik dhe as gazetar qe ti vijne pas.
PërgjigjuKush eshte Prokuror Ndoja? Nuk kemi iluzione per drejtesine shqiptare te ciles mund ti vesh cfaredo lloj emri si psh Gashi, Gjin Gjoni, Ndoja, Gjermeni, Zefi etj etj etj. Beni durim. Erjon Braçe eshte ne parlament dhe mund te paraqesi projekt ligje per sequestrimin e pasurise se cdo qytetari apo funksionari publik dhe te drejtesise i cili nuk justifikon pasurine.
PërgjigjuZt. Braçe lerini deklaratat politike nuk jeni as avokat dhe as jurist sikurse e pranoni edhe vet. Ka nje proçes ne vazhdim qe eshte ai i reformes ne drejtesi, proces i cili po jep frytet e veta. Drejtesia po pastrohet. I shohim prokurore dhe gjykates si edhe pasurine e tyre. Por ama ne deklaratat e Braçes shohim nje qendrim politik i pajustifikueshem aspak i ndryshem nga ai i qeverisjes Berisha. Ku me deklarata politike i behet presion drejtesise. Zt. BRAÇE ne rast se provat i keni, fuksionari i ulur ne banken e te akuzuarit ka nje avokat. Jepjani provat avokatit dhe mos veni gjyqe publike. Avokati mund te sqaroje me mire se ju ne cdo aspekt pafajesine e subjektit madje ka edhe kompetencen sa profesionale aq edhe istitucionale ta beje, ndersa ju zoti Brace jeni nje funksionar politik si edhe publik qe nuk keni te drejten te mbani qendrime te kesaj natyre!!!
PërgjigjuPikes i ke rene. Shume dakord.
O Brace o i forti divjakes ku ke intelekt e moral ti te merresh me prokurora te ndershem si Arjan Ndoja
PërgjigjuProkuror Ndoja, duhet te jete I pari ne burg. Mos flinin kur nuk I njihni njerezit. Nuk e njoh Z. Pula,dhe nuk di ç'ka bere. Por Z. Ndoja, ka lyer duret me gjak
ky ishte nje lajm deprimues per shume nga ne qe po e ndjekim. e ndoqem per te kuptur edhe nje here, qarte, pa hije dyshimi, sa te pambrojur jemi ne nje vend ku deri tani kemi menduar qe do jetojme..nuk pikepyesim me per te ardhmen e afert.. fatkeqesisht! Sot i ndodh ketij djalit, qe ish model i punes se mire, te ndershme e te pakompromis ne nje institucion qe sapo nisi te funksionoje si i tille dhe neser mund t'i ndodhe kujtdo! Absolutisht kujtdo! Ky eshte karshillek i paster qe i ben mafia shtetit!
PërgjigjuKe plotesisht te drejte. Eshte nje karshillik. Por nuk jemi te qarte ne fakt nese jemi para nje karshilliku qe mafia i ben shtetit apo nje mafie ndaj nje mafie tjeter?
O Zot, me ne fund nje njeri me mend qe komenton. Po lexoj keto komentett tani dhe vetem uroj te jene partiake opozitare e jo mendim e qendrim personal i shkruesve. Te mbrosh prokurorin ne kete rast, eshte kulmi i padijes ose partizanllekut. Nje prokuror qe te merr jo vec jeten ne dore e me arrogance te patrembur ta shkerrmoq, por edhe institucionin ta perplas e copeton. Nese drejtori vazhdon i arrestuar, dmth qe durresi nuk do te kete kurre zyra qe funksionojne per qytetaret, po vetem biznesmene (ne rastin me te mire) qe ofrojne para e marrin sherbime te merituara ose jo..