Kultura

Përurohet në Delvinë busti i aktores së madhe Hajrie Rondo! U nda nga jeta 4 vite më parë pas sëmundjes së rëndë

13 Gusht 2021, 12:11| Përditesimi: 13 Gusht 2021, 12:16

  • Share

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” dhe vendimit për vendosjen e bustit të aktores Hajrie Rondo në qendrën e qytetit, në praninë e qindra qytetarëve delvinjotë, sot është mbajtur ceremonia e zbulimit të bustit të aktores me origjinë nga Delvina.

Në mesditën e 9 shtatorit 2017,, pas muajsh të gjatë në luftë me kancerin, Tana e famshme e filmit “Përrallë nga e kaluara”, dha frymën e fundit në moshën 66 vjeçare.  Rondo luftoi prej disa vitesh me kancerin, derisa i fitoi betejat e para dhe mundi të ringjitej sërish në skenë, për të interpretuar rolin e Sanijes në komedinë “Tre dhëndurët” në Teatrin e Metropolit, vjeshtën e vitit të shkuar.

E lindur në Delvinë me 1 mars 1951, aktorja 66 vjeçare ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma. Roli i saj  i fundit në kinema, ishte në vitin 2011 tek  filmi “Ballkan Pazar”, ndërsa në 2009 luajti rolin e Semihasë në filmin “Ne dhe Lenini”.  Rondo ka spikatur me rolet e saj edhe në filmat:  “Tifozët”, “Borxhliu” , “Dashuri në krisma”, “Gjithë fajet i ka paraja”, “Pesha e kohës”, “Një vit i gjatë”, “Kush vdes në këmbë”, “Një emër midis njerëzve”, “Nëntori i dytë”, “Agimet e stinës së madhe”, “Vëllezër dhe shokë”, etj.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?