Zbulohet skandali në Vlorë/ Gurorja ku humbi jetën 24 vjeçari ishte pa leje! Kryeinspektorja: S’kemi kontrolluar! 3 inspektorë për 6 mijë subjekte

22 Maj, 19:36| Përditesimi: 22 Maj, 19:53

  • Share

VLORE - Kompania 'Brataj Stone 22', me administrator Daniel Lakuriqin dhe aksionerë Ervin Aliaj, Agim Xhindoli, Daniel Lakuriqi dhe Kreshnik Ymeri kishte ngritur kantier për nxjerrjen e gurëve në fshatin Brataj të Selenicës pa pasur leje pune.

Skandali u zbulua pas vdekjes se punëtorit 24-vjecar Jurgen Veshi gjate aksidentit ne punë më 21 maj 2024.  E pyetur nga mediat për sigurine ne pune, përgjegjësja e Inspektoratit të Punës në Vlorë tha se ky subjekt nuk eshte kontrolluar asnjehere. Po kaq ajo pranon se jane me qindra biznese jashte kontrollit, pasi Vlora ka vetem tre inspektore pune.

“Ky subjekt nuk ka bërë bërë kërkesë në e-albania për leje pune para vendosjes në punë të kantierit. Ka nisur punimet ka vënë në dijeni. Janë veprimtari me rrezikshmëri të lartë. Lihen detyra, por numri i ulët i inspektorëve. Vlora ka 3 inspektorë ka gjithsej. Numri i subjekteve është i lartë, ka  5 mijë 6 miëj subjekete, dhe një inspektor ka 12 subjekte ne plan pune, pra 36 subjekte mund te kontrollojne gjithsej. Problematikat janë kudo janë në ndërtim, tregti prodhim”, tha Marsela Selmanaj përgjegjese e Inspektoriatit te punes ne Vlore.

Për aksidentin e rëndë në punë, Policia e Vlorës ka vënë në pranga vetem drejtuesin teknik të kompanisë “Brataj Stone 22” Erald Breganaku. Ai akzuohet për mos zbatim të rregullave të mbrojtjes në punë. Ndërsa një ditë më parë ishte shoqëruar administratori i kompanisë 'Brataj Stone 22', por u la i lirë nga policia.

Punëtori 24-vjecar, Jurgen Veshi humbi jetën tragjikisht pasditen e së martës, kur një masiv guri u shkëput nga gurorja dhe e zuri poshtë. Gjatë një bisede me Report tv, familjarët e viktimës thanë se kërkojnë drejtësi

(Leja e punës që duhet të merret për ushtrimin e aktivitetit të gurores) 

 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Banor i pallatit 1300 në Vlorë.: 23/05/2024 07:16

    Nga punimet pa leje në pallatin 1300 rrezikohet jeta e banorëve të këtij pallati.Ky pallat është shpallur i pa banueshëm nga Instituti i ndërtimit DS4.Bashkia e Vlorës bën sehir pret që të shëmbet pallati.Banorët e këtij pallati janë në mëshirë të fatit.

    Përgjigju
  • Populli: 22/05/2024 19:58

    Lerini justifikimet se kur Shteti gjen nje kasolle pa leje ne mes te pyllit nuk gjeka dot guroret qe ska njeri qe nuk i shikon…Boll e vodhet kete vend o pushtetare te pangopur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?