‘Nuk është as Greqia, as Italia’.
Good Morning America i ka kushtuar një hapësirë televizive promovimit të Shqipërisë. ‘Zbuloni perlat e fshehura të Shqipërisë’, ka qenë reportazhi i kushtuar disa prej bukurive të vendit tonë.
Itinerari i shout televiziv amerikan nis me Ksamilin e më pas me Sarandën dhe disa site turistike si Butrinti e Syri i Kaltër. Më pas vijon më qytetin e Gjirokastrës, ku medias amerikane i ra në sy vlerat antike të qytetit të gurtë.
Gjithashtu vlerësohet maksimalisht ushqimi shqiptar, teksa një turist amerikan nga Florida shprehet: Siç mund ta shikosh edhe nga stomaku im, kam ngrënë shumë.
‘Ju do të gjeni disa nga plazhet më mahnitëse në të gjithë botën... një perlë me të vërtetë e pazbuluar’, shprehet Good Morning America.
The most-watched morning show in the USA, Good Morning America, brings special live coverage from #Albania to millions of viewers ????????☀️????
— Team Albanians (@TeamAlbanians) June 23, 2024
‘You will find some of the most stunning beaches in the entire world… a real undiscovered gem.’pic.twitter.com/DKwZPDOqFa