Foto: Volodymyr Zelensky
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se po përdor cisternat e naftës jo vetëm për financimin e luftës, por edhe për mbledhje informacioni dhe operacione sabotimi.
Në një reagim në rrjetin Telegram, Zelensky thotë se këto të dhëna i ka marrë gjatë një informimi nga kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës.
“Aktualisht, rusët po përdorin cisternat e naftës jo vetëm për të fituar para për luftën, por edhe për mbledhje informacionesh dhe akte sabotimi. Kjo mund të ndalet”, shkruan Zelensky.
Ai shton se Ukraina po bashkëpunon me aleatët për të adresuar këtë çështje dhe për të parandaluar përdorimin e këtyre mjeteve për qëllime të fshehta ushtarake dhe destabilizuese.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë, Trump: Kam marrë një vendim për raketat Tomahawk në Kiev! Kremlini: Do ishte përshkallëzim serioz
Xh.K/ReportTv.al