Foto: Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump
Presidenti i Ukrainës Zelensky tha se do të takohet me Presidentin Trump për bisedime në Uashington të hënën.
Në një postim në Telegram ai thotë se është "mirënjohës për ftesën".
Ai theksoi se mbështesin propozimin e Trump për një takim trepalësh midis Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
"Ne mbështesim propozimin e Presidentit Trump për një takim trepalësh midis Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Ukraina thekson se çështjet kryesore mund të diskutohen në nivel udhëheqësish dhe se një format trepalësh është i përshtatshëm për këtë qëllim", shtoi Zelensky.
Lajmi kryesor:
Trump pas takimit me Putinin: Përparim, por nuk kemi marrëveshje! Kreu i Shtëpisë së Bardhë telefonata me liderët evropianë, të BE-së e NATO-s. Zelensky të hënën në Washington (VIDEO)
Xh.K/ReportTv.al
