Kryetarja e re e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Mirjana Spoljaric, ka njoftuar qëllimin e saj për të shkuar në Moskë "kur të vijë koha" për të diskutuar me autoritetet ruse aksesin për të burgosurit e luftës.
“Qasja tek të burgosurit e luftës është një angazhim i vazhdueshëm". Ne flasim çdo ditë në nivele të ndryshme”, shtoi ajo, duke saktësuar se ka pasur kontakte personale me “homologët rusë”.
Kryqi i Kuq Ndërkombëtar është kritikuar në mënyrë të përsëritur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili e akuzon atë se nuk ka bërë mjaftueshëm për të pasur akses te ushtarët ukrainas të kapur nga forcat ruse.
Lidhur me këtë, kreu i ri i organizatës theksoi se nuk janë ata që duhet të vendosin: “Duhet të marrim garanci dhe siguri adekuate se autokolonat tona nuk goditen duke u përpjekur të arrijnë në këto objekte”ku ndodhen të arrestuarit.”
Megjithatë, Spoljariç përsëriti vendosmërinë e saj për të arritur "të gjithë të burgosurit, pavarësisht se ku ndodhen", duke iu referuar gjithashtu "të burgosurve civilë".
Lajmi kryesor:
Lufta/ Vijojnë bombardimet në prag të Krishtlindjeve, Rusia sulmon bazën ushtarake të Kherson! Kievi akuzon: Kemi zbuluar dhomën ku torturoheshin fëmijët
F.D/ReportTv.al