Bota

Zelensky emëron një komandant të ri në krye të Forcave Ajrore

3 Gusht, 21:18| Përditesimi: 3 Gusht, 21:20

  • Share

1754248814_TTNZ2R77SBB2BGPUUNCPUHVKNI.jpg

Volodymyr Zelensky dhe Anatoly Krivonozhko

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shënuar Ditën e Forcave Ajrore me emërimin e një komandanti të ri.

“Sot kam emëruar gjeneralin e korpusit Anatoly Krivonozhko komandant të Forcave Ajrore të forcave të armatosura të Ukrainës”, ka njoftuar Zelensky në rrjetet sociale.

“Gjërat më të rëndësishme janë që aviacioni luftarak dhe mbrojtja ajrore ukrainase të vazhdojnë të zhvillohen në mënyrë të plotë dhe me një koordinim efektiv”, ka shtuar Zelensky, duke theksuar se Forcat Ajrore të vendit të tij janë forcuar këtë vit me ardhjen e avionëve Mirage të prodhimit francez.

“Vetëm këtë vit, avionët Mirage tashmë kanë mbërritur në Ukrainë dhe janë në përdorim. Flota ukrainase e F-16 është zgjeruar. Janë përcaktuar prioritetet për integrimin e pajisjeve të huaja në Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës”, ka theksuar kreu i shtetit ukrainas, duke iu referuar avionëve luftarakë perëndimorë të marrë nga Kievi.

Sipas Zelenskyt, një nga “sukseset më të mëdha” të Ukrainës në mbrojtjen e saj kundër luftës së agresionit rus është se “nuk i ka lejuar rusët të dominojnë qiellin e saj”.

“Ky është rezultati i punës së jashtëzakonshme, heroizmit, përkushtimit dhe profesionalizmit të treguar nga shumë prej qytetarëve tanë”, ka shtuar Zelensky, pasi ka publikuar një video në kanalet e tij sociale me një mesazh falënderimi për Forcat Ajrore, në ditën e përkujtimit të këtij sektori të forcave të armatosura ukrainase.

“Sot është Dita e Forcave Ajrore të forcave të armatosura të Ukrainës. Një ditë për të shprehur mirënjohjen tonë për të gjithë ata që zmbrapsin sulmet ruse, shkatërrojnë avionët, raketat dhe dronët e armikut dhe kryejnë sulme ajrore përgjatë vijës së frontit”, ka shkruar Zelensky në llogarinë e tij në X.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Moskën! Emërohet një komandant të ri në krye të Forcave Ajrore të Ukrainës


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?