Keir Starmer dhe Volodymyr Zelensky, 1 mars 2025

Bota

Presidenti Trump e përzuri dje, kryeministri Starmer pret Zelenskyn në Downing Street: Do të qëndrojmë me ju deri në fund

1 Mars, 16:19| Përditesimi: 1 Mars, 19:18

  • Share

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në numrin 10 të Downing Street për takimin e tij me kryeministrin britanik, Keir Starmer.

Starmer e priti liderin ukrainas me një shtrëngim duarsh dhe e përqafoi, ndërsa të dy pozonin për disa foto. Një turmë njerëzish e mbledhur jashtë ndërtesës brohoriti në momentin e mbërritjes së Zelenskyt.

Volodymyr Zelensky mund të mbështetet te "përkrahja e plotë e Mbretërisë së Bashkuar". Kështu deklaroi kryeministri Starmer, gjatë takimit me presidentin ukrainas në Doëning Street.

"Së bashku me Ukrainën do të qëndrojmë për aq kohë sa të jetë e nevojshme," ka shtuar ai, sipas asaj që raporton The Guardian.

Një ditë më parë, të enjten më 27 shkurt, Starmer ishte në Uashington ku u takua me presidentin Donald Trump, përpara vizitës së Zelenskyt.

Më herët. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, falenderoi Shtetet e Bashkuara dhe Trump për mbështetjen ndaj Kievit, përmes një postimi në rrjetin social “X”.

Lideri ukrainas shprehu gatishmërinë e tij për nënshkrimin e marrëveshjes për mineralet e rralla me SHBA, por thekson se paqja në Ukrainë kërkon garanci sigurie.

"Jemi shumë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për gjithë mbështetjen. Jam mirënjohës ndaj Presidentit Trump, Kongresit për mbështetjen e tyre dypartiake dhe ndaj popullit amerikan. Ukrainasit gjithmonë e kanë vlerësuar këtë mbështetje, veçanërisht gjatë këtyre tre viteve të pushtimit në shkallë të gjerë," ka shkruar Zelensky.

"Jemi vërtet mirënjohës. Duam vetëm marrëdhënie të forta me Amerikën dhe me të vërtetë shpresoj që do t'i kemi",- thekson ai.

Ora 17:55
Britani/ Trump e poshtëroi, Mbreti Charls III do të presë në takim presidentin Zelensky

1740848245_kingcharlesiiiholdsaudience.jpg

Mbreti Charles III dhe Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë qëndrimit të tij në Londër, do të takohet edhe me Mbretin Charles III.

Takimi pritet të ndodhë ditën e nesërme, ndërsa lideri ukrainas është pritur këtë të shtunë në Downing Street nga kryeministri Keir Stermer.

Lajmin e bën të ditur BBC, duke theksuar rëndësinë ceremoniale që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë qëllimisht këtij takimi, pas poshtërimit që Zelensky pësoi nga presidenti amerikan Donald Trump në Uashington.

Ora 17:09
Letra e Orbán drejtuar BE-së: Të nisin negociatat me Rusinë

1740845413_c95021750591390106.jpg

Viktor Orban

Kryeministri hungarez, Viktor Orbán, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të hapë bisedime të drejtpërdrejta me Moskën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe ka ritheksuar se Budapesti do të kundërshtojë një marrëveshje të nivelit të BE-së mbi konfliktin në një samit të ardhshëm.

"Jam i bindur se Bashkimi Evropian, duke ndjekur shembullin e Shteteve të Bashkuara, duhet të nisë bisedime të drejtpërdrejta me Rusinë për një armëpushim dhe një paqe të qëndrueshme në Ukrainë", ka shkruar Orbán në një letër drejtuar António Costa, presidentit të Këshillit Evropian.

Ora 17:02
Rutte: Zelensky të rivendosë marrëdhëniet me Trump

1740074421_markrutte.jpg

Mark Rutte

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duhet të "rivendosë marrëdhëniet e tij me Trump". Kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë një interviste për BBC.

"Ajo që i thashë presidentit Zelensky është: 'Besoj, i dashur Volodymyr, se duhet të gjesh një mënyrë për të riparuar marrëdhëniet e tua me Donald Trump dhe administratën amerikane'", ka bërë të ditur Rutte gjatë intervistës për median britanike.

"Ne duhet të bashkohemi – Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Europa – për të sjellë një paqe të qëndrueshme në Ukrainë", ka shtuar ai.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?