Presidenti i Ukrainës ka mbërritur në Berlin për të takuar kancelarin Olaf Scholz dhe presidentin federal të Gjermanisë, Frank-Ëalter Steinmeier bën të ditur Spiegel. Me kancelarin Scholz, presidenti ukrainas do të nënshkruajë një pakt dypalësh sigurie midis Gjermanisë dhe Ukrainës.
Qëllimi është angazhimi dhe mbështetja afatgjatë. Deri në minutën e fundit nuk ka pasur detaje për vizitën, për arsye sigurie. Më pas do të udhëtojë në Paris për nënshkrimin e një pakti të sigurisë me homologun e tij francez, Emmamuel Macron, ka konfirmuar zyra e Zelenskyt dhe ajo e Macroni. Nesër ai pritet të jetë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku do të mbajë edhe një fjalë para liderëve botërorë.
"Po filloj dy ditë të rëndësishme. Takime me partnerë në Gjermani dhe Francë, marrëveshje të reja dhe Konferenca e Sigurisë në Mynih. Ne po bëjmë çdo përpjekje për t'i dhënë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të siguruar një paqe të qëndrueshme", shkruan Zelensky.
Lajmi kryesor:
Nis Konferenca e Sigurisë në Mynih, i pranishëm edhe Rama! Në fokus konfliktet në Gaza dhe Ukrainë! Kurti e Vuçiç takime të ndara me Borrell
S.G//ReportTv.al