"Mund të vazhdoni të flisni kështu edhe për gjashtë muaj të tjerë, por njerëzit në vendin tonë po vdesin çdo ditë" kështu tha Volodymyr Zelensky, i intervistuar nga transmetuesi gjerman Ard dhe foli mbi hezitimin e qeverisë gjermane në lidhje me dërgimin e tankeve leopard në Ukrainë .
Ai siguroi se këto tanke nuk do të përdoren për qëllime sulmuese, por mbrojtëse.
"Nuk është se ne do të sulmojmë, nëse dikush është i shqetësuar për këtë. Këto tanke nuk do të hyjnë në Rusi, ne po mbrohemi", tha ai.
Në intervistë, megjithatë, Zelensky kishte edhe fjalë mirënjohjeje për ndihmën e deritanishme të dhënë Kievit nga Gjermania: "Ne jemi mirënjohës. Dua që të gjithë ta dëgjojnë: ne i jemi mirënjohës Gjermanisë".
Lajmi kryesor:
Zelensky në Davos kërkon më shumë armatim nga Perëndimi! Kreu i Pentagonit në Berlin, mbledh 50 homologët në takim! Kievi: Hetimi për helikopterin përfshin të gjitha pistat
F.D/ReportTv.al