Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se nisja e anijes nga Odessa është një hap i rëndësishëm për vendin.
"Ukraina sapo ka bërë një hap të rëndësishëm drejt rivendosjes së lundrimit në Detin e Zi. Anija e parë civile ka hyrë në korridorin e ri humanitar të Ukrainës, duke filluar nga porti i Odessa. Ajo është aktualisht në rrugën e saj për në Bosfor", tha Zelensky.
Anija e parë e mallrave ukrainase që përdor "korridorin e ri humanitar" në Detin e Zi të shpallur nga Kievi javën e kaluar u nis sot nga Odessa.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Shkarkohet gjenerali rus Surovikin, dyshohet se ishte aleat me Wagner! Ukraina merr përgjegjësinë për sulmin në urën e Krimesë
S.S/ReportTv.al