Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se vendi i tij nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që lidhet me Ukrainën, nëse ajo arrihet pa pjesëmarrjen e Kievit.
"Si një shtet i pavarur, nuk mund të pranojmë asnjë marrëveshje të bërë pa ne. Dua t’u bëj të qartë partnerëve tanë se çdo negociatë bilaterale mbi Ukrainën, dhe jo për çështje të tjera, por ekskluzivisht për Ukrainën, pa përfshirjen tonë, nuk do ta pranojmë," tha Zelensky gjatë një vizite në një central bërthamor në Ukrainën Perëndimore.
Deklarata e tij erdhi pas bisedave telefonike të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili së pari foli me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe më pas me vetë Zelenskyn. Lidhur me këtë, lideri ukrainas theksoi rëndësinë e moslejimit të skenarit të Putinit të realizohet.
Presidenti ukrainas gjithashtu komentoi mbi rendin e bisedave telefonike të Trump, duke thënë se "nuk ishte e sjellshme" që ai foli fillimisht me Putinin para se ta kontaktonte atë. Sipas Zelenskyt, Trump i kishte shpjeguar se ai "do të kishte preferuar të fliste me të dy presidentët njëkohësisht".
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
Kane tallur menderen me ty deri tani o komik dhe ti vertet mendon se je ndonjeri me peshe ? Shkaterrove gjithe vendin dhe ne fund cfare bere o burre legen , vrave djemte e pafajshem per ti sherbyer vendeve perendimore
Përgjigju