Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump.
Ai pohoi shkurtimisht zhvillimin e kësaj bisede, por pa dhënë detaje. E vetmja e re që ai njoftoi, ishte edhe prezenca e liderëve të tjerë europianë të pranishëm, që kanë qenë në linjë gjatë bisedës.
“Pata një bisedë me Presidentin Trump. Kjo bisedë u zhvillua pas vizitës në Moskë të përfaqësuesit të Presidentit Trump, Steve Witkoff”, tha Zelensky në Telegram, duke specifikuar se “liderët evropianë ishin të pranishëm” në këtë bisedim, pa thënë se cilët.
Lajmi kryesor:
Putin 3 orë 'kokë më kokë' me të dërguarin e Trump për Ukrainën! Presidenti amerikan telefonon Zelenskyn, po përgatit takimin me Putin
A.Q/ReportTv.al