Bota

Zelensky për Fox News pas përplasjes me Trump në Zyrën Ovale: S'i detyrohem asnjë ndjesë, dua garanci për vendin tim! Rubio e sulmon: Na humbe kohë

1 Mars, 07:41| Përditesimi: 1 Mars, 14:04

  • Share

ËASHINGTON- Në një intervistë për Fox Neës amerikan, - pak pas përplasjes me presidentin Donald Trump dhe zëvendëspresidentin e tij J.D. Vance gjatë takimit në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, - presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se do të ishte ‘e vështirë" për Ukrainën të përballojë pushtimin e forcave ruse pa mbështetjen amerikane. 

 "Do të jetë e vështirë për ne", tha presidenti ukrainas, duke iu përgjigjur gazetarit amerikan të Fox Neës, Brett Baier i cili e pyeti nëse Ukraina mund të fitojë apo të rezistojë ndaj Moskës pa mbështetjen e Uashingtonit.

"Prandaj jam këtu. Prandaj po flasim për negociatat e ardhshme. Do të jetë e vështirë pa mbështetjen tuaj", shtoi ai

“Nuk i detyrohem asnjë ndjesë Trumpit”

"Nuk i detyrohem asnjë ndjesë Trumpit", shtoi Zelensky gjatë inte pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë.

 "E falënderoj për ftesën dhe e respektoj", tha Zelensky duke nënvizuar se "disa biseda nuk duhet të zhvillohen përpara mediave, me gjithë respektin për demokracinë dhe shtypin e lirë".

 “Dua paqe të drejtë, nuk mjafton një armëpushim”

“Unë dua paqe, prandaj erdha këtu për të takuar presidentin Trump. Nuk mjafton të thuhet 'armëpushim', ne duam një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme" U shpreh presidenti ukrainas, duke iu përgjigjur në mënyrë indirekte Trumpit, i cili më parë kishte thënë se Zelensky "nuk është ende gati për paqen".

"Dua garanci sigurie nga SHBA"

"Një armëpushim pa garanci sigurie nga Shtetet e Bashkuara është një çështje shumë e ndjeshme për popullin tim. Askush nuk e dëshiron përfundimin e luftës më shumë se ne", shtoi ai.

"Jam shumë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e tyre. Na keni ndihmuar të mbijetojmë", tha presidenti ukrainas, duke shtuar: "Respektoj presidentin dhe popullin amerikan".

“Trump mes palëve? Do të doja të ishte më pro-Kiev”

"Do të doja që Trump të ishte më shumë në anën tonë dhe jo në mes, sepse lufta nisi sepse Putini na sulmoi" tha ai

Dorëheqje? “Duhet të vendosë populli ukrainas”

"Vetëm ukrainasit mund të vendosin nëse unë duhet të bëj një hap pas apo jo" U shpreh Volodymyr Zelensky në një intervistë për Fox Neës, duke iu përgjigjur kërkesës për dorëheqje nga senatori republikan Lindsey Graham.

"Amerikanët zgjedhin presidentin e tyre, ukrainasit zgjedhin të tyrin. Kështu funksionon", deklaroi lideri i Kievit.

 “Dua të ruaj marrëdhënien me Trump”

Presidenti i Ukrainës u përgjigj me  "po, natyrisht" kur gazetari i Fox Neës e pyeti, në përfundim të intervistës, nëse besonte se marrëdhënia me Donald Trump mund të shpëtohej pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë.

 Para se të përgjigjej, Zelensky mori përkthimin nga stafi i tij për t’u siguruar që e kuptonte saktë pyetjen dhe të jepte përgjigjen e duhur.

"Pikërisht për këtë arsye – shtoi ai – falënderoj gjithmonë popullin tuaj në emër të popullit tim. Faleminderit presidentit dhe Kongresit, por mbi të gjitha popullit tuaj".

Ndërkohë Sekretari i Shtetit Marco Rubio i kërkoi Zelenskyt të kërkonte falje: "Ai na humbi kohën". Për Trump, thotë Rubio më tej, ka "paqe së pari, pastaj garanci". 

Ora 12:00
Media zbulon prapaskenat pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë: Zelensky priti 1 orë me shpresën për të nënshkruar marrëveshjen për mineralet

1740762898_180134885070d4d51d42f428a968.jpg

Pas takimit të tensionuar në Zyrën Ovale me presidentin amerikan Donald Trump delegacioni i Kievit priti për rreth një orë në një dhomë tjetër, me shpresën se do të arrinte të firmoste marrëveshjen për minerale të rralla, e cila ishte në qendër të vizitës së Zelenskyt në Uashington. Gjithashtu, në agjendë ishin parashikuar edhe një drekë dhe një konferencë e përbashkët për shtyp.

Sipas raportimeve të gazetarit Barak Ravid për Axios, situata u përshkallëzua kur sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, dolën nga Zyra Ovale, shkuan drejt dhomës ku ndodhej Zelensky dhe i kërkuan atij të largohej.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, i cituar nga Axios, theksoi se përplasja gjatë takimit nuk kishte qenë e planifikuar. “Plani ynë ishte të nënshkruanim marrëveshjen për minerale, të hynim në këtë partneritet ekonomik dhe të ecim përpara në drejtim të paqes,” tha ai.

 

Ora 11:01
Përplasja Trump - Zelensky, pamjet e sekretarit amerikan Rubio në zyrën ovale bëhen virale

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duhet të kërkojë falje pasi takimi i tij me presidentin Donald Trump në Zyrën Ovale u shndërrua në atë që Rubio e përshkroi si një “fiasko”, ndërsa pyeti nëse lideri ukrainas dëshiron vërtet paqe në luftën e vendit me Rusinë.

“Ai duhet të kërkojë ndjesë për humbjen e kohës sonë me një takim që përfundoi në këtë mënyrë,” tha Rubio në një intervistë për CNN.

Ai shtoi se “presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk e sheh të mundur diskutimin për garanci sigurie për Ukrainën pa arritur më parë një marrëveshje paqeje.”

Por Rubio, pavarësisht qëndrimeve të tij, u duk në siklet të madh nga përplasja Trump-Zelensky.

Video e tij u bë virale në rrjet.

Ora 08:31
Përplasja në zyrën ovale, Sekretari Rubio: Zelensky të kërkojë falje, na humbi kohë! Trump i kthen shpinën: Ukraina duhet të drejtohet nga dikush që do paqe

Foto: Volomodyr Zelensky e Donald Trump ne zyren ovale, 28 shkurt 2025

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio i kërkoi Zelenskyt të kërkonte falje pas përplasjes me presidentin Trump në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Ai duhet të kërkojë ndjesë për humbjen e kohës sonë me një takim që përfundoi në këtë mënyrë," deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë një interviste për CNN.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk e sheh të mundur diskutimin për garanci sigurie për Ukrainën pa arritur më parë një marrëveshje paqeje, shtoi më tej.

"Pse duhet të flas për garanci sigurie për Ukrainën? Së pari, më lini të arrij një marrëveshje paqeje," tha Rubio, duke përcjellë qëndrimin e Trump. "Kjo nuk do të thotë," shtoi ai, "që garancitë nuk mund të përfshihen si pjesë e negociatave, por më parë duhet të ketë një marrëveshje. Çfarë paqeje ka për të garantuar nëse nuk ka ende një marrëveshje paqeje?"

Ndërkohë agjencia ruse e lajmeve Tass duke cituar një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk është i interesuar të rishikojë ose të ringjallë marrëveshjen për mineralet e rralla me Ukrainën për momentin.

Sipas këtij zyrtari, përfaqësuesit e delegacionit ukrainas "filluan të luteshin" për të firmosur marrëveshjen menjëherë pasi u ftuan të largoheshin nga Shtëpia e Bardhë.

Ndërkohë agjencia e lajmeve Interfax shkruan se Presidenti Trump deklaroi se Ukraina duhet të drejtohet nga dikush që është i gatshëm për paqe pas përplasjes në zyrën ovale.

"Nuk ka rëndësi kush do të drejtojë Ukrainën, për sa kohë që ai person është i gatshëm të zgjidhë konfliktin me Rusinë në mënyrë paqësore."

"Jam dakord me këdo që bën paqe," tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, kur u pyet nëse mendonte që Zelensky duhet të japë dorëheqjen. Ai shtoi se presidenti ukrainas mund të jetë ende në gjendje të arrijë një zgjidhje paqësore të konfliktit.

" Ndoshta mund ta bëjë paqen. Ndoshta nuk mundet. Por unë kam nevojë për dikë që mund ta zgjidhë problemin në mënyrë paqësore," theksoi Trump.

Sipas presidentit amerikan, Zelensky "duhet thjesht të deklarojë se dëshiron paqen. Por në vend të kësaj, ai del dhe nuk bën gjë tjetër veçse flet negativisht për Putinin. Nuk kam nevojë që kjo luftë të vazhdojë," përfundoi ai.

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alo: 01/03/2025 15:20

    Të kishte bota disa lider si Zelensky...

    Përgjigju
  • Qëllimet e mira: 01/03/2025 12:11

    Kjo pra ishte ideja e Trumpit për arritur paqen shpejt e shpejt...!

    Përgjigju
  • Miri: 01/03/2025 11:40

    Me bekimin e garancinë e Amerikës hoqi armët UK pastaj e lejne ne balt ky është trampi

    Përgjigju
  • Turi: 01/03/2025 10:52

    Shume mire beri Trump sepse nuk mund te vazhdoj kjo lufte kur dihet qe Ukraina nuk ka asnje shans te fitoje , kush do ti paguaje gjithe ato miliarda qe duhen per luften e cila nuk dihet sa zgjat nese do jepen leke dhe arme . Nuk ka llogjike qe ne vend te ulesh per bisedime paqeje te kerkosh ta zgjatesh luften , ky komiku duhet te hapi krahun urgjent aevi vuri zjarrin botes

    Përgjigju
  • E DREJTA: 01/03/2025 09:57

    FAJIN E KANE AMERIKANET QE DO TE VOTONIN NJE TE CMENDUR AGJENT I KGB...SI NIXON KA PER TE PERFUNDUAR KY MASKARA(TRUMP)

    Përgjigju
  • Besmir: 01/03/2025 08:42

    Shume e thjeshte gjëja-Putini po zbaton ate qe do.Gjithe te tjerat jane lloqe kot,jo marrveshja e mineraleve,te behen zgjedhje ne Ukraine etj,pretekse.

    Përgjigju
  • Ben: 01/03/2025 08:29

    Te jesh armik i USA-ve,eshte shume e rrezikeshme,te jesh mik,mund te jete fatale-ka thene Kissinger.

    Përgjigju
    • Daulle: 01/03/2025 11:01

      E sakte

    • Den: 01/03/2025 10:50

      Fiks e ka thene Harrojeni USA Ishte nje here Dhe Shqimeria duhet ta rishikoje qëndrimin e saj Vdiq dhe Nato

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?