Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë sërish thirrje për më shumë presion ndaj Moskës, e cila vazhdon të shënjestrojë civilë në Ukrainë. Sipas tij, Putin nuk po e merr parasysh qëndrimin e Donald Trump, duke shtuar se ‘nevojitet veprim vendimtar që edhe Rusia të pranojë më në fund diplomacinë’.
"Edhe një herë, rusët po synojnë civilët në një kohë kur e gjithë bota - dhe veçanërisht SHBA-të - po bëjnë thirrje për paqe. Ne kemi dëgjuar qëndrimin e Presidentit Trump për t'i dhënë fund vrasjeve dhe kemi pranuar të gjitha propozimet për të zhbllokuar diplomacinë. Por duket se ky qëndrim nuk po merret parasysh në Rusi. Ne duhet të zbatojmë më aktivisht gjithçka që na forcon: programin e financimit të armëve PURL, bashkëprodhimin dhe finalizimin e garancive të sigurisë. Në tryezë janë marrëveshjet për dronët dhe prokurimin e armëve që Ukraina i ka propozuar Shteteve të Bashkuara. Nevojitet veprim vendimtar që edhe Rusia të pranojë më në fund diplomacinë.", tha Zelensky.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Tre Mig rusë shkelin hapësirën ajrore estoneze, qëndrojnë 12 minuta! BE: Ndërprerje e importit të gazit rus nga 1 janari 2027
Xh.D/ReportTv.al