Bota

Zelensky: Sanksionet më efektive ndaj Rusisë, janë sulmet në rafineritë e saj

14 Shtator, 22:55| Përditesimi: 14 Shtator, 23:02

  • Share

1756921667_volodymyrzelensky.jpg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka folur për sulmet e e ushtrisë ukrainase në rafinerinë ruse. Ai tha se sanksionet më efektive, ndaj Rusisë janë ato që funksionojnë më shpejt, si sulmet në rafineritë ruse të naftës, terminalet e saj dhe objektet e magazinimit të naftës.

'Lufta e Rusisë ka të bëjë në thelb me naftën, gazin dhe të gjitha burimet e tjera të energjisë të cilat kohët e fundit bënë një punë të shkëlqyer në Primorsk, duke goditur terminalin më të madh të naftës të Rusisë në Detin Baltik. Dëmi është i madh gjithçka është verifikuar. Dhe kjo është e prekshme për armikun. Forcat tona speciale po mbajnë nën vëzhgim edhe portin e Ust-Lugës dhe të gjitha pikat e tjera të aksesit rus në tregun botëror. Sot, dronët e shërbimeve të sigurisë ukrainase janë të aftë të veprojnë në rreze prej mbi një mijë kilometrash', përfundoi ai.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Dronët ukrainas sulmojnë rafinerinë në rajonin e Leningradit! Kallas: Shkelja e hapësirës ajrore rumune e papranueshme


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?