Foto: Volodymyr Zelensky
"Këtë natë, armiku lëshoi më shumë se 70 dronë kamikaze Shahed në të gjithë Ukrainën dhe falë forcave tona të mbrojtjes, shumica e tyre u rrëzuan", shkroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në Telegram.
Më tej ai thekson se vendi i tij duhet të forcojë mbrojtjen ajrore.
"Ne kemi nevojë për më shumë mundësi për të forcuar mbrojtjen ajrore, kundërajrore dhe mbrojtjen me rreze të gjatë për të vazhduar të mbrojmë jetën dhe njerëzit tanë.
Ne po punojmë për këtë me të gjithë partnerët tanë," shtoi udhëheqësi ukrainas.
Zelensky falënderoi gjithashtu "grupet e zjarrfikësve dhe forcat e mbrojtjes ajrore, të cilat në rajonet e Kievit, Cherkasy, Zhytomyr, Vinnytsia, Odessa, Sumy, Dnipropetrovsk, Poltava, Kherson, Kharkiv dhe Donetsk u kujdesën për popullin ukrainas gjatë gjithë natës".
Lajmi kryesor:
Në 2 ditë Moska liron 152 ukrainas, Kievi liron 103 rusë! NATO: Mund të bënim më tepër për shmangien e luftës
Xh.K/ReportTv.al