Zelimkhan Abakarov

Zelimkhan Abakarov i pafat në finale, mundësi kuqezi nënkampion Europe! Shqipëria medalje argjendi

18 Shkurt, 17:45| Përditesimi: 18 Shkurt, 18:06

  • Share

RUMANI - Mundësi shqiptar, Zelimkhan Abakarov fitoi sot pasdite medaljen e argjendtë në stilin e lirë të peshës 61 kilogramë, në Europianin e mundjes që po zhvillohet në Bukuresht.

Në finale, rusi i natyralizuar si shqiptar u mund 7-4 nga rusi Abasgadzhi Magomedov, por që garonte si neutral pasi Rusia është përjashtuar nga aktivitetet. Një duel i fortë dhe me rivalitet, ku të dy mundësit kërkuan suksesin në këtë finale, por në fund ishte Magomedov ai që triumfoi. Vendi i dytë për  Abakarov, që vari në qafë medaljen e argjendtë.

Abakarov zhvilloi një sfidë të mirë, duke qenë edhe në epërsi në këtë finale, por pa mundur ta mbrojë rezultatin deri në fund. Medalja e argjendtë është një rezultat jo i keq për Abakarov, ish-kampion bote në këtë peshë dy vite më parë.

Në ditën e parë, Abakarov mposhti 9-0 rivalin armen Mezhlum Mezhlumyan, duke e dominuar sfidën. Në çerekfinale, mundësi kuqezi triumfoi 7-5 ndaj gjeorgjianit Shota Phartenadze, në një sfidë të vështirë. Gjysmëfinalja foli për Abakarov që mundi 11-0 gjermanin Niklas Stechele.

Një ditë më parë, mundësi tjetër kuqezi Islam Dudaev fitoi medaljen e artë në peshën 65 kilogramë, ndaj medalja e Abakarov është e dytë për Shqipërinë në këtë turne.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?