VLORË- Policia bashkiake e Vlorës ka gjobitur me nga 10 mijë lekë, drejtuesit e motorëve elektrikë mbi 25 km/h, të cilët lëvizin në korsinë e biçikletave përgjatë Lungomares.
Mbrëmjen e kaluar janë ndaluar mbi 40 mjete ndërkohë që nuk kanë munguar debatet mes personave që i kishin marrë me qira këto mjete dhe policisë bashkiake. Sipas burimeve nga policia bashkiake, ky aksion vjen pas shqetësimeve nga ana e drejtuesve të biçikletave për bllokimin e korsisë së dedikuar për ta.
Për këto mjete duhet leje drejtimi të kategorisë AM dhe duhet të lëvizin në rrugë njëjtë si motorët.