Zgjedhjet 2025, Blushi pas takimit me Begajn: Vetëm datën që ka caktuar Balla jo, pranojmë çdo datë tjetër

21 Nëntor, 10:55| Përditesimi: 21 Nëntor, 11:24

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi e konsideron të papranueshme, një datë zgjedhjesh të propozuar nga Taulant Balla. Pas takimit të konsultave me presidentin e Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm, Blushi tha se janë të gatshmë të pranojnë çdo datë tjetër.

Sipas Blushit, është moment që presidenti Begaj të tregojë pavarësi në caktimin e datës së zgjedhjeve.

'Data e zgjedhejeve, qëndrimi i PL ishte që është e pranueshme çdo datë veç asaj të caktuar nga Taulant Balla. Kjo është një mundësi edhe për institucionin e presidentit për të treguar pavarësi nga pretendimi se ky institucion mund të jetë kthyer në një noter të 2 të mazhorancës, pas Kuvendit. S’mund të jetë një data që është paracaktuar nga Balla. Së bashku ne Erisa Xhixho shprehem shqetesimi për mungesën e reagimit në mbrojtje të ish presidentit, që gëzon status të veçantë mbrojtjeje nga shteti. Ky duhet të ishte i pari që dënonte me forcë rrëmbimin kriminal e banditesk, me banditë me maska që ushtruan dhunë  ndaj ish presidentit', tha ai. 

Teksa foli për protestat periodike që paralajmëroi Meta nga burgu para SPAK, ai tha se do të ketë një mbledhje lidhur me këtë, ku do të caktohet data se kur do të zhvillohet.

 ‘Kjo protestë do të zhvillohet ne sot do të mbledhim një forum për të caktuar datën. Protesta para kësaj strukture që është në një strukturë që është kthyer në një hanxhar në duart e Ramës për të asgjësuar opozitën e vërtetë dhe ka izoluar me masë ekstreme Metën, me arrest shtëpie Berishën dhe po bënë përpjekje për të minuar një proces të rregullt dhe të ndershëm zgjedhor.  Ne do të caktojmë datën e nisjes së protestave para këtij institucioni të kthyer në një organizatë terroriste’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Data për zgjedhjet 2025/ PD refuzon ftesën e Presidentit: Konsultime farsë! PL: S’pranojmë datën e caktuar nga Balla! Basha: Rëndësi ka standardi (VIDEO)


S.B//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?