Politikë

Zgjedhjet, Avokatja e Popullit: Kemi parë një lloj vetëpërmbajtjeje nga politika në krahasim me herët e kaluara

26 Qershor, 09:56| Përditesimi: 26 Qershor, 10:46

  • Share

 

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca në tryezën e diskutimit për procesin zgjedhor, tha se gjatë kësaj fushate elektorale, gjuha e përdorur nga politika ka qenë më e përmbajtur.

“Gjuha e përdorur gjatë fushatës ka vazhduar të jetë kontraverse. Ndoshta edhe jemi mësuar me këtë gjuhën e ashpër, por ndoshta këto zgjedhje më janë dukur pak më mirë sesa të mëparshmet. Kam ndjerë një lloj vetëpërmbajtjeje nga të tëra anët e politikës.

Ne kemi një aleancë për mbrojtjen nga diskriminimit, AMA dhe një nga organet e medias shqiptare Këshilli i Medias dhe më duhet të them se raporti u përgatit, u pranua nga të tre pjesëmarrësit e kësaj aleance dhe njëri nga organet e pavarura nuk ra dakord që të bëhej publik. Në nivelin e institucionit të pavarur, tha që nuk jam dakord që të publikohet në këtë nivel.”, u shpreh mes të tjerash ajo.


Lajmi kryesor:

Pas zgjedhjeve, koha për reformë zgjedhore! Celibashi: Të nisë puna menjëherë, PS të mos e bëjë e vetme! Gjiknuri: Në shtator ngremë komisionin


Xh.D/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?