Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve lexoi gjetjet e vëzhguesve ndërkombëtarë të ODIHR, dhe kërkoi që menjëherë të nis një punë për reformën zgjedhore, me apelin që ajo të mos jetë e njëanshme.
“Gjetjet nxisin nevojën për një reformë të thellë ligjore dhe institucionale me qëllim sigurimin e integritet të plotë të zgjedhjeve. Me konstituimin e ri të kuvendit në shtator të nisë menjëherë puna për të adresuar të gjitha problematikat me procesin zgjedhor në Shqipëri, duhet të vlerësojmë që çfarë secili prej aktorëve politikë apo institucionalë duhet të bëjnë ndryshe apo edhe më mirë në kuadër të përgjegjësive që ata kanë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Reforma të jetë gjithëpërfshirëse dhe jo me konsensus të gjerë politik. Maxhoranca gati e cilësuar në kuptim të terma kushtetues e PS, shpresoj që të mos jetë pengesë nga pikëpamja formale për të patur gjithëpërfshirje dhe konsensus bënë atë se çfarë duhet të reformohet. “, u shpreh Celibashi.
Socialistët dhanë garanci përmes Damian Gjiknurit se nuk do t’i përdorin 83 kartonët e tyre dhe aleancën me Tom Doshin për të ndryshuar të vetëm rregullat e lojës.
“Do të adresojnë rekomandimet në një grup gjithëpërfshirës me të gjitha palët në tryezën e reformës zgjedhore. Nisja e Kuvendit të ri do të diskutojë modalitetet e këtij komisioni”, tha Gjiknuri.
Adratik Lapaj do të jetë në Kuvend i vetëm, dhe sjell në vëmendje sa i brishtë është kufiri i keqpërdorimit të pushtet, kur Kodet, pra ligjet e fuqishme, ndryshojnë me 84 vota.
“Duhet sistem proporcional kombëtar, të ketë vota peshë të njëjtë nga Vermoshi në Konispol”, tha ai.
Pavarësisht presionit pozitiv të ushtruar nga ndërkombëtarët, konsensusi ngelet një çështje vullneti që shqiptarët e politikës duhet ta zgjidhin vetë.
Në këtë konferencë për standardin e zgjedhjeve, kreu i SPAK-Altin Dumani foli për punën e organit të akuzës për krimet zgjedhore.
"192 raste të dyshuara për krime zgjedhore. 43 materiale kallëzuese janë regjistruar si procedime penale, kanë kaluar në fazën e hetimit, për 43 është vendosur mosfillimi i hetimit, 40 materiale janë dërguar për kompetencë pranë prokurorive të rretheve, 17 materiale janë bashkuar me materiale të tjera ekzistuese dhe një pjesë është në proces verifikimi.", tha ai.
Dumani akuzoi partitë se kanë sjellë kallëzime të pasakta apo të paplota për zgjedhjet.
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca në tryezën e diskutimit për procesin zgjedhor, tha se gjatë kësaj fushate elektorale, gjuha e përdorur nga politika ka qenë më e përmbajtur.
“Gjuha e përdorur gjatë fushatës ka vazhduar të jetë kontraverse. Ndoshta edhe jemi mësuar me këtë gjuhën e ashpër, por ndoshta këto zgjedhje më janë dukur pak më mirë sesa të mëparshmet. Kam ndjerë një lloj vetëpërmbajtjeje nga të tëra anët e politikës.
Ne kemi një aleancë për mbrojtjen nga diskriminimit, AMA dhe një nga organet e medias shqiptare Këshilli i Medias dhe më duhet të them se raporti u përgatit, u pranua nga të tre pjesëmarrësit e kësaj aleance dhe njëri nga organet e pavarura nuk ra dakord që të bëhej publik. Në nivelin e institucionit të pavarur, tha që nuk jam dakord që të publikohet në këtë nivel.”, u shpreh mes të tjerash ajo.
Kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se janë evidentuar 192 raste të dyshuara për krime zgjedhore. Sipas tij, janë regjistruar 43 procedime penale, të cilat kanë kaluar në fazën e hetimit aktiv, ndërsa për 43 raste të tjera është vendosur mosfillimi i procedimit penal.
Po ashtu, 40 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë pranë prokurorive të rretheve, ndërsa 17 të tjera janë bashkuar me procedime ekzistuese.
“Hetimet për një pjesë të konsiderueshme të procedimeve janë aktive,” deklaroi Dumani, duke bërë të ditur se janë ushtruar kontrolle në banesa, zyra personale, dhe janë ekzekutuar 20 vendime gjykate për lejimin e kontrollit të dokumenteve dhe materialeve me interes hetimor.
SPAK ka sekuestruar prova e dokumente që shërbejnë në zbardhjen e veprave penale të dyshuara. Dumani theksoi se shumë prej kallëzimeve të depozituara nga partitë politike kanë qenë “të paplota dhe shpesh të pasakta”.
Sipas kreut të Prokurorisë së Posaçme, janë ankimuar tre vendime për mosfillim hetimi, por Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi vendimet e SPAK, duke mos i pranuar ankesat.
“192 raste të dyshuara për krime zgjedhore. 43 materiale kallëzuese janë regjistruar si procedime penale, kanë kaluar në fazën e hetimit, për 43 është vendosur mosfillimi i hetimit, 40 materiale janë dërguar për kompetencë pranë prokurorive të rretheve, 17 materiale janë bashkuar me materiale të tjera ekzistuese dhe një pjesë është në proces verifikimi.
Hetimet për shumë nga procedimet janë aktive, janë ushtruar disa kontrolle banese, zyre personale, janë ekzekutuar 20 vendime gjykate për lejim kontrolli të materialeve të ndryshme dhe personave të ndryshëm. Janë sekuestruar prova, dokumente që i shërbejnë procesit të hetimit. Duke iu referuar materialeve të partive që kanë mbërritur në SPAK, kallëzimet e tyre kanë qene të paplota dhe shpesh jo të sakta, edhe pse kanalet tona për raportime kanë qenë të shumta. SPAK ka bërë verifikimet përkatëse për çdo rast, për çdo kallëzim SPAK ka kryer të gjitha verifikimet, duke konkluduar në vendimmarrje konkrete. Janë ankimuar 3 mosfillime hetimesh, por GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e SPAK për mosfillim të procedimit penal”, tha Dumani.
Komente

Hiqni listat e mbyllura,votim elektronik ne qytetet kryesore me perspektive shtrirjen ne cdo cep te vendit,votim me poste me i lehtesuar per diasporen,votim me poste (me deshire)edhe per votuesit ne Shqiperi,votim vetem per kandidatet jo dhe per partite vecmas,kontroll i rrepte i financimeve,sponsorizimeve,lobimeve te partive e individeve,ashpersim i denimeve per shit-blerje e presion vote,pezullim total i cdo ligji o investimi qe mund te ndikoje indirekt ne votime per 6-8 muaj para votave,modernizim i logjistikes se votimit.
PërgjigjuPo mirë o qelibash ti kush je që urdhëron??.
Përgjigju