Berisha, Meta, Guri, Gjuzi e Papa

Politikë

'Aleanca për Shqipërinë Madhështore'/ Për të rrëzuar Ramën, Berisha firmos dhe me Gjuzin, Jenishehrin, Gurin e Kostaqin që u jepte grave më shumë whisky se ujë! Metës i jep 4 deputetë të sigurtë (EMRAT)!

4 Mars, 08:13| Përditesimi: 4 Mars, 10:44

  • Share

TIRANE- Shqiptarja.com siguron marrëveshjen e firmosur nga Sali Berisha, Ilir Meta dhe 24 kryetarë partish për të garuar bashkë në zgjedhjet e 11 majit. Marrëveshja u dorëzua 20 minuta pa rënë gongu i skadimit të afateve për regjistrimin e koalicioneve (24:00 e 3 marsit 2025)

Negociata duket që nuk kanë qenë aq të lehta. I vetmi që nuk është bindur deri në minutat e fundit ka qenë  Shpëtim Idrizi i PDIU-së, i cili kushtëzonte pjesëmarrjen në koalicion me më shumë se 1 mandat në lista të mbyllura.

Si do të quhet koalicion?
Emri i koalicionit është “Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Shkronjat ninstore të koalicionit janë ‘PD -ASHM’. PD do të jetë partia udhëheqëse e këtij koalicioni që do të jetë nën logon e PD-së.  Sali Berisha në emër të koalicionit do të paraqesë listën shumëemërore të kandidatëve.

Kush janë partitë pjesë e këtij koalicioni?
Veç aleatëve të tij të përhershëm si Ilir Meta, Agron Duka, Nard Ndoka, Vangjel Dule dhe Shpëtim Idrizi, (aletati i tij edhe i 2021) krah Berishës janë renditur dhe parti të cilat në zgjedhje marrin shumë pak vota.

Pjesë e koalicionit është Kujtim Gjuzi me partinë e tij PKKA, Kostaq Papa me partinë e tij Partia Emigracioni Shqiptar, i cili u fut në Kuvend në maj të 2019-ës, pas djegies së mandatëve nga PD,  duke zëvendësur ish-kryeministrin Berisha. Papa u bë meme pasi në kuvend në 2020 deklaroi se kur kishte qenë i ri me kaçurrela e lekë, vajzat që rrinin me të kishin pirë më shumë whisky sesa ujë por dhe me CV e tij ku shkruante se ka pasur  aktivitet “Në Institucionet Kombëtare e Mbarëkombëtare dhe Ndërkombëtare”

Edhe Sazan Guri me Partia Aleanca Europiane Ekologji i është bashkuar Berishës në këto zgjedhje. Në koalicion me Berishën janë dhe Gjet Ndoj i cili drejton  Partia Aleanca Arbnore Kombëtare dhe në zgjedhjet e 2013 ishte në koalicion me PS-në, ee më pas u emërua në postin e drejtorit të arkivave, si dhe Selami Jenishehri, ish aleati i Lulzim Basha, deputet në kuvend në 2017 – 2021 i cili lëvizte me biçikletë e autobus.

  Cilat janë Emrat e partive në koalicion?
1. Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari, Sali Berisha.
2. Partia e Lirisë, përfaqësuar nga Presidenti Ilir Metaj.
3. Partia Republikane, përfaqësuar nga Kryetari Fatmir Mediu.
4. Partia Demokristiane, përfaqësuar nga Kryetari Nard Ndoka.
5. Partia Bashkim për të Drejtat e Njeiut, përfaqësuar nga Kryetari Vangjel Dule.
6. Patia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë përfaqësuar nga Kryetari Agron Duka.
7. Partia Kombëtare Konservatore Albania, përfaqësuar nga Kryetari Kujtim Gjuzi.
8. Partia Emigracioni Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Kostaq Papa.
9. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, përfaqësuar nga Kryetari Gjet Ndoj
10. Partia Aleanca Europiane Ekologjike përfaqësuar nga Kryetari Sazan Guri.
11. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, përfaqësuar nga Kryetari Gjovalin Shqalshi.
12. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, përfaqësuar nga Kryetari Nikolin Staka
13. Partia Lëvizja e Legalitetit, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Axhani.
14. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Ylber Valteri.
15. Partia Ora e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Zef Shtjefni.
16. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Mhill Gecaj.
17. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Dhimtër Muslia
 18. Partia Fryma e Re Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari Sali Shehu.
19. Partia Bashkimi Liberald Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Arian Starova.
20. Partia Balli Kombëtar Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Adriatik Alimadhi.
21. Partia Balli Kombëtar Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Artur Roshi.
22. Partia Bashkimi Popullor I Pensionistëve Shqiptar përfaqësuar nga Kryetari Selami Jenishehri.
23. Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Rivelino Çuno.
24. Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Muharem Doda.
25. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, përfaqësuar nga Kryetari Vasil Sterjovski.
26. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet përfaqësuar nga kryetari Shpëtim Idrizi.

Sa deputetë u fal PD aleatëve në listat e sigurta?
Sipas marrëveshjes PD u jep aleatëve 8 deputetë në listat e sigurta: 4 për Partinë e Lirisë të Ilir Metës. Burime të sigurta nga opozita për Shqiptarja.com bëjnë me dije se sipas dakordësisë së arritur me PD-në, në listë të sigurtë nga Partia e Lirisë do të jenë Ilir Meta, Tedi Blushi, Edmond Haxhinasto dhe Erisa Xhixho. Ndërkohë 1 deputet në listë të sigurtë do ta ketë  PR-në e Fatmir Mediut, 1 për PBDNJ e Vangjel Dules dhe 1 për PDIU e Shpëtim Idrizit.

Aleatët do të kenë kandiatë dhe në listat e hapura.
Sipas marrëveshjes numri përkatës i kandidatëve që do të propozojë çdo parti pjesë e Koalicionit do të specifikohet në momentin e depozitimit të listës shumëemërore të kandidatëve, sipas formatit të fletës së votimit të përcaktuar nga KQZ për këto zgjedhje.

Në listën shumëemërore të koalicionit do të përfshihen, për çdo parti të Koalicionit, numri i kandidatëve dhe renditja e tyre, bazuar në peshën elektorale dhe negociatat e zhvilluara nga secila parti.

Kandidatët në listat shumëemërore të koalicionit, pavarësisht se cilës parti i përkasin, do të konsiderohen dhe vlerësohen si kandidatë vetëm të Koalicionit, duke shmangur trajtimin e tyre sipas përkatësive partiake’ thuhet në marrëveshje.

Gjithashtu saktësohet se çdo mosmarrëveshje midis palëve që mund të lind nga kjo marrëveshje, do të zgjidhet përmes bisedimeve dhe negociatave konstruktive.

Kush është qëllimi i koalicionit?
Në marrëveshje renditen 5 pikat 

a - Koalicioni ka për qëllim fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit 2025 dhe formimin e një maxhorance të re qeverisëse, e cila do të udhëheqë vendin në periudhën 2025-2029 dhe do të realizojë objektivat kryesore të programit të përbashkët.

b -Koalicioni ka për qëllim të punojë së bashku për realizimin e qëllimeve të përbashkëta, duke u angazhuar për zbatimin e programit te perbashket, për sa më poshtë:

i. Zbatimin e ligjit dhe parimeve demokratike në institucionet e vendit duke zbatuar Kushtetutën dhe gjithë korpusin e ligjeve.

ii. Integrimin e vendit në Bashkimin Evropian si prioritet madhor kombëtar.

Iii Ndalimin e shpopullimit të vendit dhe mbështetje për familjen shqiptare dhe vlerat e saj.

iv- Luften pa kompromis me zero tolerancë kundër krimit dhe korrupsionit.

v- Rritjen e pagave dhe pensioneve.

vi. Uljen e kostos së jetesës së qytetarëve dhe rritjen e mirëqënies së tyre.

vii. Çlirimin e ekonomisë dhe pronës publike nga uzurpimi i klaneve dhe oligarkisë, si dhe ndërtimi i një ekonomie prodhuese e eksportuese me produktivitet të lartë.

viii. Forcimin e rolit të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, si faktor i rëndësishëm i paqes, sigurisë dhe zhvillimit në rajon.

c) Koalicioni do të zbatojë një program të përbashkët, që është në përputhje me parimet e demokracisë, lirisë, shtetit të së drejtës dhe tregut të lirë.

d) Çdo parti angazhohet që të respektojë dhe zbatojë marrëveshjen e koalicionit dhe të sigurojë mbështetje të vazhdueshme për realizimin e qëllimeve të përbashkëta.

ç) Angazhimet dhe detyrat e palëve përcaktohen qartë në këtë marrëveshje si dhe ato dypalëshe. Çdo Parti do të ketë një përfaqësim proporcional në përgjegjësitë për zbatimin e Programit të Përbashkët.

Kush janë të mandatuarit e Koaliconit PD -ASHM?
Mandatohet Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha që, në emër të Koalicionit, të paraqesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listat shumëemërore të kandidatëve për deputet, si dhe çdo dokumentacion të nevojshëm për regjistrimin e Koalicionit dhe të kandidatëve, deri në përfundim të procesit zgjedhor.

Autorizohet z. Franci Nuri dhe/ose z. Marash Logu, që veç e veç apo së bashku, të kryejë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore për regjistrimin e këtij koalicioni pranë KQZ, por pa u kufizuar në:
a) Paraqitjen e kërkesës për regjistrimin e Koalicionit "Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore së bashku me këtë marrëveshje, pranë KQZ-së;
b) Përfaqësimin e Koalicionit gjatë procedurës së shortit në KQZ, për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit;
c) Caktimin e vëzhguesve të Koalicionit në KZAZ-të, KQV-të dhe VNV-të, në të gjithë vendin;
d) Paraqitjen pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) e listave shumëemërore të kandidatëve për deputet, si dhe çdo dokumentacion tjetër të nevojshëm për regjistrimin e koalicionit dhe kandidatëve deri në përfundim të procesit zgjedhor.

Si u përfaqësua PD në zgjedhjet e 2021?
Në 2021 PD ishte pjesë e koalicionit “Aleanca për Ndryshim”

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adri: 04/03/2025 08:51

    Ku janë BQ e PDsë që ky kriminel i heç 8 Deputet PDsë! Pse nuk ngrihen për këtë pisllik që bon ky qen plak.

    Përgjigju
  • Askushi: 04/03/2025 08:26

    E ka bo PD si magazine rraqesh.hajde rraqe te vjetra kush ka me shit kjo eshte motoja e PD se RE me vrime te vjeter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?