Ilirjan Celibashi e Ilir Proda dhe dokumenti

Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ letër policisë për të marrë në ruajte Pallatin e Sportit 'Feti Borova', ku do numërohet vota e diasporës

28 Mars, 09:38| Përditesimi: 28 Mars, 09:50

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka kërkuar Policisë së Shtetit të marrë në ruajtje Pallatin e Sportit "Feti Borova" pranë Parkut Olimpik të Tiranës  ku do të bëhet procesi i numërimit të votave të diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një shkresë zyrtare drejtuar Policisë, KQZ kërkon nga policia që godina të merret në mbrojtje  për periudhën 1 prill – 20 maj 2025

Shqiptarja.com siguron shkresën që kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dërguar më 27 mars në adresë të kreut të policisë së shtetit, Proda.

I nderuar Z. Proda,
Duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm midis dy institucioneve tona në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025, ju vë në dijeni se me Vendimin Nr. 312, datë 24.03.2025, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, "Për caktimin e vendit të numërimit të votave nga jashtë për zgjedhjet për Kuvend, të datës 11 maj 2025”, Pallati i Sportit "Feti Borova" pranë Parkut Olimpik të Tiranës është caktuar si vendi për administrimin e dokumentacionit të votimit nga jashtë, si dhe për zhvillimin e procesit të numërimit të votave përkatëse.
Jeni të lutur të merren masat përkatëse për ruajtjen e këtij objekti për periudhën 1 prill deri në 20 maj.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar pak ditë më parë se në Parkun Olimpik të Tiranës 'Feti Borova', do të bëhet përgatitja e dokumentacionit zgjedhor, ruajtja dhe administrimi i votave nga jashtë deri në momentin e fillimit të numërimit, si dhe numërimi dhe vlerësimi i votave nga jashtë.

Kliko këtu për dokumentin e plotë

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?