Politikë

Rama ironizon Berishën dhe Bashën nga Kukësi: Për njërin 7x 7= 42, tani ky tjetri thotë bëjnë 6 milionë dollarë! Hapim zyra asistence për shërbimet digjitale

30 Prill, 15:39| Përditesimi: 30 Prill, 17:38

  • Share

Kryesocialisti Edi Rama, zhvilloi sot një takim me qytetarët në Kukës në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij, ai ironizoi Lulzim Bashën dhe Sali Berishën teksa foli për rritjen e numrit të të punësuarve gjatë mandatit qeverisës të PS.

Ai tha se për Bashën 7x 7 bëjnë 42, ndërsa për Berishën 6 milionë, duke iu referuar kontratës prej 6 milionë dollarë të lobimit të PD në SHBA.

'Numri i të punësuarve kur ne morëm detyrën ishte 1 milionë e 23 mijë persona dhe në fund të vitit të kaluar ishte 1 milionë e 327 persona dhe janë mbi 300 mijë të punësuar. Se ka ardhur një kohë e vështirë për matematikën njëri thotë që 7 herë 7 bëjnë 42 dhe tani ka dal tjetri që thotë 7 herë 7 bëjnë 6 milionë', tha ai. 

Kryeministri Edi Rama deklaroi se për qytetarët që kanë vështirësi për të marr shërbime në e-Albania duke iu referuar moshave të 3, tha se do të hapen zyra asistence në bashki dhe në çdo njësi administrative për të ndihmuar qytetarët me shërbimet digjitale.

‘Bashkë me SPAK këneta ka thënë që do të kthejë edhe sportelet dhe radhët. Kemi vënë re se duhet një korrigjim për një kategori qytetarësh që kanë probleme me platformën dhe shkonë në disa zyra konsultimi që më shumë janë për ti marr lekë se për ti ndihmuar, ne do të bëjmë zyra të asistencës në bashki dhe në njësi administrative për ti ardhur në ndihmë’, tha ai.

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit elektoral në Kukës, theksoi rritjen e ndjeshme të eksporteve që nga ardhja në pushtet e Partisë Socialiste.

'Pjesëmarrja e grave në forcat e punës, vetëm 50 % merrnin pjesë sot janë gati 70 përqind. Paga mesatare e grave është rritur në mënyrë të ndjeshme. Investimet e huaja, tregojnë për kapacitetet e reja që ka treguar ekonomia. Shqipëria ka një nivel më të lartë se mesatarja e rajonit. Eksportet, shumë thonë se këtu nuk prodhohet asgjë, por nëse shohim eksportet janë 3 herë më shumë se sa kur morëm detyrën”, tha Rama.

Rama u ndal edhe tek besimi që, sipas tij shumica e qytetarëve kanë te puna e qeverisë. 

‘Nuk është fare çudi që si po ndodh këto javët e fundit të gjitha sondazhet na nxjerrin fitues në një avantazh me të tjerët, shumica e shqiptarëve besojnë se përmirësimi do të vijojë dhe se ekonomia e tyre do të jetë më e mirë. Por disa të tjerë thonë se populli është i çmendur dhe nuk ndalen në një moment dhe të mendojnë se mos ndoshta janë ata që jetojnë në një pikë të shkëputur nga realiteti dhe kanë krijuar një ide dhe një imazh tek i cili besojnë vet’, tha ai.

Ora 16:37
Paketa e Maleve, Rama: Hyn në fuqi pas zgjedhjeve të 11 majit, 500 aplikantët e parë s'do kenë asnjë detyrim ndaj shtetit

 

Kryesocialisti Edi Rama nga qyteti i Kukësit ku ishte ditën e sotme ka prezantuar paketën e maleve.

Ai tha se për 500 aplikantët e parë që do të regjistrohen dhe do të marrin tokën e të parëve, për 10 vite nuk do të paguajnë asnjë taksë.

“Pas zgjedhje do të hyjë në fuqi. Paketa e maleve është shumë e thjeshtë dhe është në dispozicion të atyre që duan të investojnë në tokat e të parëve. Duke bërë disa hapa shumë të thjeshtë.  E para toka që është me pronat faktik por që nuk figuron në letra, shkon në bashki dhe depoziton  kërkesën që t’i njohët kjo tokë si e tij, si e të parëve të tij. Bashkia e përcjellë në këshillin bashkiak dhe bën afishimin për 30 ditë të këtyre pretendentëve.

Në momentin që mbaron 30 ditëshi dhe personat rezultojnë se janë të pa kontestuar, atëherë këshilli bashkiak u jep vendimin se mund të zhvillojnë investim, dhe më pas bëjnë një projekt dhe më pas në ministrinë e ekonomisë, bëjnë kontratë dhe tokën e marrin më një euro. E investojnë, në momentin kur mbaron investimi marrin leje për regjistrim në hipotekë si pronën e tyre.

Dhe nëse ndodh që pasi ata e kanë kryer investimin dhe e kanë regjistruar në hipotekë del dikush dhe thotë jo po e kam unë, ky person nuk ka mundësi të ndërhyjë tek ta por shteti merr përsipër ta hetojë dhe nëse del që është e tij dhe e kompenson, ka dhe një gjë tjetër, se e di që na dëgjojnë çunat e Londrës, për 500 aplikimet e para, për 10 vjet nuk do paguajnë asgjë, thjeshtë do bëjnë investimin dhe nuk do kenë asnjë taksë. I 501 do tatohen siç tatohen agroturizmi, por prapë janë shifra të vogla”, tha Rama.

Ora 16:11
Rama nga Kukësi: Inflacioni më i ulët në rajon, borxhi publik nga 70% në 54%, të ardhurat për frymë do të arrijnë 15 mijë euro

 

Kryesocialisti Edi Rama nga Kukës theksoi se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i vendit është rritur ndjeshëm që nga marrja e detyrës nga Partia Socialiste.

Ai shtoi se të ardhurat për frymë janë rritur në 10,300 euro dhe pritet të shkojnë në 15 mijë euro deri në vitin 2030.

‘PPB, që është e gjithë vlera që vendi krijon matur mbi bazën e çdo të ardhure të krijuar në një vend, dhe prodhimi përgjithshëm bruto kur morëm detyrën ishte më pak se 10 mld euro në fund 2024 rezultoi 25 mln euro, projeksioni ynë është që në Shqipërinë 2030 do të shkojë në 35 mld euro. Pra e kemi rritur PBB dy herë e gjysmë, një rritje që është më e larta në rajon. Shqipëria ka arritjen më të lartë, dhe nëse mesatarja e rritjes për vendet e tjera është afro 65% për Shqipërinë është 100% Të ardhurat për frymë, kanë arritur në 10 mijë e 300 euro, projeksioni është në 15 mijë euro.

Borxhi publik, një nga pikat kyçe të shëndetit të ekonomisë të një vendi. Kur morëm detyrën ishte 70.4 % zyrtarisht, por gjetëm edhe një borxh të fshehur, borxhi i krijuar ndaj kompanive, të gjitha kompanitë kishin ndalur së kryeri punët, sepse prej disa kohësh nuk paguheshin më. Kjo ndodhi kur praktikisht u bënë kontrata pa pasur paratë në dispozion. Nëse kontraktohet një investim për të bërë një akt rrugor që kushton rreth 10 mln euro dhe në buxhet ka vetëm 100 mijë euro, nis puna dhe iu thuhet kompanive do ua japim, ky borxh ishte afro 700 miln euro në atë kohë. Sot e kemi ulur borxhin publik në 54 %, që konsiderohet normal për një vend si Shqipëria.

Niveli i kredive të këqia kur morëm detyrën ishte në alarm të kuq për qëndrueshmërinë e sistemit financiar, ishim në zgrip për një rënie të bankave. Sot janë në 4 %. Inflacioni, rritja e çmimeve karakteristikë e gjithë viteve të fundit edhe në Europë. Shqipëria ka pasur nivelin më të ulët të inflacionit, sipas FMN, në mesataren e inflacionit në rajon në 10 vjeçarin e fundit, Shqipëria renditet në vendin e parë pozitivisht me nivelin më të ulët të inflacionit.” u shpreh Rama.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?