Politikë

Rama ironizon nga Fieri: Këneta solli këtu 'Gazin e botës', nuk bëhet Shqipëria duke shkuar pas një plaku të rrjedhur! Jeni kryeqyteti i socialistëve

7 Maj, 20:01| Përditesimi: 7 Maj, 23:13

  • Share

Nga Fieri, ku zhvilloi takimin elektoral përmbyllës kryesocialisti Edi Rama ironizoi Sali Berishën dhe drejtuesin politik opozitar të këtij qarku, Gazment Bardhi.

Sipas Ramës, Shqipëria nuk mund të bëhet peng pas një plaku të rrjedhur, duke iu referuar Berishës, duke u bërë “Gazi i botës”.

'Këneta këtu ka zgjedhur të sjellë për të përfaqësuar Fierin në parlament dikë që jo nuk e meriton besimin e këtij qytetit, jo nuk e meriton besimin e asnjë qyteti dhe fshati, asnjë demokrati të zakonshëm në Fier, por nuk meriton asnjë respekt nga ky qytet dhe qark. Dikë që është vetëm Gazi i botës. Nuk mund të jetë Fieri i demokratëve i përfaqësuar nga gazi i botës. Nuk mund të jetë i ndarë mes Shqipërisë në Be 2030 me gazin e botës. Nuk mund të bëhet Shqipëria gazi i botës duke shkuar pas një plaku të rrjedhur, pas një politikani të lashtë të pashpresë që ka marrë peng opozitën për interesin e tij', tha ai.

Rama tha se PS është forca më kuq e zi e vendit dhe se ka cënuar kurrë interesin kombëtar.

'Kjo parti qysh ka hedhur hapin e parë në jetë se ka cenuar kurrë interesin kombëtar dhe është forca më kuq e zi e Shqipërisë dhe si e tillë ka misionin ta mbajë në krah Shqipërinë dhe ta ngjisin në majën ku ne do të shlyejmë amanetin e të parëve tanë. Rilinadasit e lanë të shkuar se dielli për shqiptarët lind andej nga perëndon’, tha ai.

Kryeqytetin e socialistëve e konsideroi kryesocialisti Rama Fierin.

'Tirana është kryeqyteti I Shqipërisë, Fieri është kryeqyteti I socialistëve. Kur kemi nisur këtë rrugë ky shesh nuk ekzistonte, përkundrazi ishte problemi I kthyer në plagë, Gjanica e bllokuar që mblidhte plehrat dhe derdhte llumrat në rrugët e Fierit. Dhe ashtu sikundër ne e kthyem Gjanicën nga një plagë në një vlerë dhe në një kartolinë krenarie për këtë qytet ashtu ne e kthyem të gjithë organizmin të Shqipërisë nga një plagë e hapur në një emër që na bën krenarë kudo ku shkojmë nëpër botë. Nuk e ulim më kokën nuk kemi më zor të themi jam shqiptar, nuk kemi më asnjë vështirësi përkundrazi jemi të kënaqur të tregojmë për vendin tonë', tha ai. 

Ndërkohë, i pranishëm në Fier ishte edhe këngëtari Noizy, i cili këndoi këngën e fushatës së PS në këto zgjedhje. 

Ora 21:40
Aktorja në takimin e Ramës bën ‘parashikimin’ e zgjedhjeve të 11 majit: S’më gënjen filxhani mua, 78 mandate i ke të marra

Aktorja Delinda Disha, ka marr pjesë në takimin përmbyllës elektoral të kryeministrit Edi Rama në Fier, ku me nota humori, ka ‘parashikuar’ se si do të bëhet Fieri pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit.

Ajo tha se PS do të fitojë në këto zgjedhje dhe do të marrë 78 mandate në 11 maj.

“Ta pashë filxhanin motra jote herën e parë, t’i gjeta të gjitha me porte, me aeroporte, me hekurudha, vetëm Shell-i na u vonua. A fillojmë më Fierin njëherë se e kam pikë të dobët. Filxhani thotë se Fierit, Antalya t’i marri të keqen, se ka për tu bërë nga Semani në Vjosë me resorte, me hotele dhe do të plasi një treg pune.  Do të hapen kateringje, një industri e madhe zhvillimi. Më del edhe një “KP” mua këtu. Është Komuna e Parisit se atje e ndërtuan fierakët dhe do të kthehen të gjithë në Fier të punojnë dhe të investojnë se do të zhvillohet turizmi.

S’më gënjen filxhani mua zemra jo. Ja ku është edhe rruga e aeroportit. Ma ndan filxhanin në mes rruga e aeroportit mua, por kemi edhe një rrugë tjetër mo zemra. Është një rrugë blu. Kam përshtypje që kjo do jetë rruga që do të mbulojë komplet me Adriatik, me Jon. Tani ta lej cik këtë unë dhe të jap motra atë porosinë ty, nuskën e fitores. Ta dhashë herën e parë dhe tani me këtë do të fitosh.

Tani ta shtypim për mandatet se e di aty më qan mua zemra. O 77 ose 78 më dalin mua. Po 78 unë them i ke të marra e vdekur. E fundit filxhani më thotë që mandati i fundit të shoh atje në Bruksel, të ngresh flamurin më të bukur në botë”, shprehet aktorja Delinda Disha.

 

Ora 20:50
Rama: Në këto vite i dhamë dinjitet flamurit kuqezi, sot valëvitet i barabartë në botë

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka theksuar nga Fieri se transformimi i Shqipërisë në këto vite qeverisje nuk është vetëm infrastrukturor.

Ai theksoi se në këto vite i është dhënë dinjitet flamurit kuqezi.

'Dhe ashtu sikundër ne e kthyem Gjanicën nga një plagë në një vlerë dhe në një kartolinë krenarie për këtë qytet ashtu ne e kthyem të gjithë organizmin të Shqipërisë nga një plagë e hapur në një emër që na bën krenarë kudo ku shkojmë nëpër botë. Nuk e ulim më kokën nuk kemi më zor të themi jam shqiptar, nuk kemi më asnjë vështirësi përkundrazi jemi të kënaqur të tregojmë për vendin tonë.

Gjithmonë e më shumë njerëz vijnë në vendin tonë, duan të dinë për vendin tonë. Në këto vite, ne kemi bërë shumë gjëra, por gjëja e gjërave ka qenë dinjiteti që I kemi dhënë flamurit kuq e zi që deri dje e valëvisnin me krenari vetëm në stadium po nuk e shihnim gjëkundi të qëndronte mes flamujve të tjerë si i baravartë. Ky flamur ishte flamuri që udhëhoqi tryeza të mëdha ndërkombëtare’, tha Rama.

Ora 20:21
Zegjine Çaushi ironizon Gazment Bardhin: Gazo ka dal deti këtu, ti s’di as not, shyqyr që ke gomerdaren e bababufit që të futi në listë të mbyllur

Kandidatja e PS-së në qarkun e Fierit Zegjine Çaushi, ka shigjetuar Gazment Bardhin gjatë fjalës së saj nga takimi përmbyllës i PS në këtë qytet.

Ajo tha se Bardhi nuk është parë askund gjatë fushatës në qytet. Sipas saj, Fieri do marr 12 deputetë në 11 maj, duke theksuar bindjen për një rezultat të thellë në zgjedhjet e 11 majit.

 ‘Fieri do të marr jo 11 por 12 deputet. Tani ai shoku jonë s’dihet se ca do jetë duke bërë. Ti bëjmë një përshëndetje apo jo. E kam kërkuar në këto ditë dhe se kam gjet se s’ka fierak që ti hap derën Gazos dhe kënetës së tij. Gazo ku je, ka dal deti Gazo, ti s’di as notë, mo Gazo do më mbyteshe këtu mo Gazo shiko dallgët që kanë ardhur në këtë shesh. Shyqyr që ke atë gomeraren e papabufit, ajo do të shpëtojë se je në listë të mbyllur’, tha ajo.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?