Edi Rama dhe Marta Kos

Politikë

Zgjedhjet e 11 majit, Marta Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e Bashkimit Europian është real

14 Maj, 17:36| Përditesimi: 14 Maj, 17:41

  • Share

1747237254_64001747231602xj768x5111942.jpg

Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos ka uruar kryeministrin Edi Rama për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Përmes një postimi në "X", komisionerja shkruan se pret me padurim vazhdimin e bashkëpunimit në ndjekjen e reformave të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE. Më tej shkruan se momenti për zgjerimin e Bashkimit Europian është real dhe duhet shfrytëzuar.

Postimi i Marta Kos:

Urime Edi Rama. Pres me padurim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të mirë në ndjekjen e reformave të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE. Momenti për zgjerimin e Bashkimit Europian është real, le ta shfrytëzojmë së bashku!

 


Lajmi kryesor:

Liderët e BE njohin zgjedhjet dhe urojnë fitoren e Ramës! Merz dhe Macron mesazh në shqip: Urime mik i dashur! Von der Leyen: Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria përparoi drejt BE


H.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se qeveria Rama 4 do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?