Kronikë

Zgjedhjet e 11 majit/ Meta i kërkoi të kandidojë në lista të hapura, Berisha: Do jetë në listat e mbyllura, nuk bën dot fushatë nga burgu

3 Mars, 10:45| Përditesimi: 3 Mars, 11:47

  • Share

Kryetari i PD-së Sali Berisha garanton se Ilir Meta do të jetë kandidat në listat e mbyllura, ndryshe nga sa vetë presidenti i Partisë së Lirisë ka kërkuar që të jetë në listat e hapura

Në një prononcim për medjan Berisha tha se Meta nuk mund të bëjë fushatë nga burgu kjo është dhe arsyeja që ai do të refuzojë propozimin e Metës dhe do e përfshijë direkt në listat e mbyllura.

A është emri i Ilir Metës në listën kandidatëve të PD-së?

Sali Berisha: Ilir Meta është i burgosur politik dhe ka mbështetjen e opozitës.

Në lista të mbyllura apo të hapura?

Sali Berisha: Ai donte në lista të hapura, po a mund të bëjë fushatë nga burgu?  Ata duan ta mbajnë në burg. Ai do të jetë deputet në parlament dhe Edi Rama do të jetë aty ku e Meriton. Do të ekstradohet tek Mc Gonigal.


Lajmi kryesor:

Afera ‘Partizani’/ Berisha Në SPAK me një grusht militantësh, kërcënon Dumanin: Amnistove krimin elektoral të Ramës! Kraja mori strajcë me para! Merr fund me turp më 11 maj (VIDEO)


S.G/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?