Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha tallet me demokratët: Primaret s'u bënë për të qenë në lista të sigurta! Pragu nuk është kusht! Tirana e mbyllur, do kenë kandidatë aleatët

3 Mars, 12:51| Përditesimi: 3 Mars, 15:10

  • Share

TIRANE-  Siç edhe pritej dhe siç ka ndodhur prej 34 vite, Sali Berisha tregoi hapur edhe një herë talljen e radhës me demokratët, kur gjatë konferencës së sotme ai u shpreh se kalimi i pragut nuk është kusht për të qenë në listën e deputetëve.

Me këtë deklaratë të sotme Berisha tregoi edhe një herë se drejton PD-në sipas parimit  "vetë Ali e vetë Kadi"  dhe do ta mbushë listën e kandidatëve të 11 Majit me besnikët e tij.

Madje për listën e kandidatëve të Tiranës, qarku me më shumë mandate, Berisha u bëri të qartë se do të jetë ai që do të zgjedhë kandidatët ndërsa vende do u japë dhe aleatëve, prandaj shpresat edhe për ata kandidatë që kaluan pragun në primaret e Tiranës për tu bërë kandidatë për deputetë mund të jetë e vogël.

"Kjo garë nuk është bërë për të qenë në lista të sigurta.

Pyetje: Çfarë vlere ka që një kandidat në prirame të dalë më I votuari ndërkohë ju e keni të mbyllur listën?

Sali Berisha: Ka vlerë. Lista e mbyllur nuk përjashton ata që morën më shumë. Nëse ndodh në Tiranë nuk ndodh në qarqe të tjera. Vlera e parë e primareve është të bësh një listë të hapur dhe transparente.  Mund të kalonin pragun edhe 38 kandidatë, problemi është se në listën e Tiranës, edhe në të hapurën, aleatët do kenë kandidatë. Dhe jemi të detyruar t’u lëmë në listën e hapur vende edhe partive aleate.
Jo të gjithë pjesën. Pastaj se si veprohet aty, nga lista merret, ulet pragu.
Është përcaktuar një formulë, mënyrë tjetër nuk ka.
Kanë zgjedhur një formulë.
Por vendet për aleatët janë se aleatët kanë kërkuar që të kenë përfaqësues në listat e hapura.

Pyetje: Ata kandidatë që kanë kanë qenë shumë larg kapjes së pragut të cilit do qark, a mbyllet përfundimisht mundësia për të qenë kandidat apo mund të përfitojnë nga kriteri i kryesisë se kanë kontribuar duke mbrojtur kauzën e partisë?

 Sali Berisha:  Sigurisht vlerësimi për atë që kanë kontribuar ekziston por vendosja apo jo në listë të hapur a në listë të mbyllur, përcaktohet nga disa kritere e jashtë ndërhyrjes së këtyre kritereve nuk do të ketë ndikime të tjera.

Pyetje: Të gjithë ata që nuk kanë arritur pragun në primare s’kualifikohen?
 

Sali Berisha: Ata që nuk kanë arritur pragun. Preferencën e kanë ata që e kanë arritur pragun, por pragu nuk është vendimtare për të qenë ose jo në listë. Sepse në varësi të kritereve që thashë më sipër edhe ky që është mbi prag zbret nën prag. Nuk merret dot. Sa vende që mbeten bosh nëse nuk plotësohen mbi pragun merren nën prangun

 

Pyetje: Kryesia e PD-së do të ketë propozime të vetat?

Sali Berisha: Në princip jo, por kryesisë nuk ia mohon dot. Njerëz që nuk janë përfshirë në primare.. shumë shumë e vështirë por kurrë mos thuaj kurrë.

Berisha pranon se anëtarësia e PD-së është ‘rudhosur’ por bën me faj emigrimin, ndërsa tregon kush ishte kriteri i anëtarësisë për të pasur të drejtën e votës.

“Numri i saktë është shumë i vështirë se ka lëvizshmëri shumë të madhe të anëtarësisë për shkak të emigracionit por ne vumë si kriter të gjithë ata që kanë votuar të paktën një herë nga 2019 – 2023. Të gjithë ata që kanë një dokument të PD nga 1990 e deri sot. Megjithatë dua të pranoj se ka pasur mjaft raste që nuk votuan dot”
 

Partia Demokratike mbajti primaret më 1 mars 2025 dhe sipas rezultateve të bëra publike në një ditë më pas njoftoi se kishin votuar mbi 50,854 anëtarë, ndërsa në Tiranë ka qenë numri më i madh i anëtarësisë që ka votuar, 13 052 anëtarë të PD-së. 

Ora 13:21
Berisha: Në mesnatë dorëzojmë në KQZ marrëveshjen e koalicionit! Negociatat nuk kanë ngecur, vijojnë me Idrizin! Aleatët vende në lista të mbyllura dhe të hapura

Partia Demokratike do të dorëzojë sot në mesnatë në KQZ marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor me aleatët me të cilin do të dalë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pikërisht sot është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore.

I pyetur në konferencë sot për median a ka ngecur marrëveshja, Berisha tha

“Nuk ka ngecur marrëveshja do të dorëzohet në mesnatë. Është në vazhdim e sipër, por nuk ka ngecje.

Pyetje: Po me Idrizin?

“Vijojnë negociatat’ tha Berisha.

Ai shtoi se aleatët do të kenë vende të sigurta në listat e mbyllura por dhe në lista të hapura.

“Lista të mbyllura kanë aleatët. Aleatët kanë kërkuar të kenë përfaqësues në lista të hapura.

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kimi: 03/03/2025 19:06

    Po cilat jane kriteret? Apo ato i di vetem Xeni me Giten qe kane hapur ankandin! Nuk vjen ne pushtet o Sali Germadha sikur te besh koalicion edhe me djallin vete. Primare, sekondare etj ishin loja. Llap deri ne Maj se ti ke shitur shpirtin dhe jo me opoziten.

    Përgjigju
  • noc rrok: 03/03/2025 15:00

    ka doli ky qerosi mor?

    Përgjigju
  • Femi: 03/03/2025 13:18

    Spo i dalin llogarite rilindjes me kete koalicion me nga nje liste te perbashket.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?