Politikë

Vijon numërimi në Qarkun Berat/ Socialistët ruajnë 5 mandatet, por rriten me mbi 3% në votë popullore! Edhe PD ruan 2 mandatet por bie me mbi 12% në votë popullore! Lapaj forcë e tretë

12 Maj, 12:13| Përditesimi: 12 Maj, 12:24

  • Share

Po vijon numërimi i votave në Qarkun Berat, ku deri tani janë numëruar votat e hedhura në 120 qendra votimit nga 276 që ka ky qark.

Partia Socialiste kryeson me 18749 vota ose 59.9% duke siguruar 5 mandate. Edhe vota e diasporës nga numërimi i deritanishëm rezulton në favor të socialistëve me 69.9%. Një rritje të ndjeshme PS shënon edhe në votë popullore me 3.6%.

Socialistët në këtë qark pasohen nga PD me 9305 vota ose 29.7%, duke marrë 2 deputetë. Në votën e diasporës demokratët vlerësohen me 12.4% deri tani, ndërsa shënojnë një rënie drastike prej 12.2% në votë popullore.

Nga numërimi i deritanishëm forcë e tretë në këtë qark rezulton Nisma Shqipëria Bëhet 1971 vota ose 6.7%. 11.1% e votës së diasporës shkon për kampin politik të Adriatik Lapajt.

Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun Berat


Lajmi kryesor:

LIVE- Vijon numërimi, Rama drejt mandatit të katërt me një triumf! Berisha fundos përfundimisht opozitën


H.K/Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?