Selia e Partisë Demokratike

Politikë

Zgjedhjet/ PD ankimon në KAS rezultatin edhe për Fierin, Durrësin dhe Lezhën: Funksionarë të shtetit blenë vota! Bandat presion zgjedhësve

28 Maj, 17:23| Përditesimi: 28 Maj, 22:44

  • Share

Partia Demokratike ka ankimuar në KAS çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit nga KQZ për Qarkun Fier, Durrës dhe Lezhë. 

Demokratët pretendojnë se këtë qark gjatë zgjedhjeve funksionarë të ndryshëm jo vetëm që janë angazhuar në fushatë, por janë përfshirë në skema të mëdha të tjetërsimit të vullnetit të zgjedhësve, sikundër është blerja e votës.

PD-ASHM thotë se ka denoncuar raste ku eksponentë të krimit kanë patrulluar zonat urbane dhe rurale, kanë bllokuar rrugë dhe kanë ushtruar presion të drejtpërdrejtë mbi individë apo familje, me qëllim tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve.

Ankimimi i PD për Qarkun Fier:

Zgjedhjet për Kuvend u caktuan në datën 11 maj 2025, me dekretin e Presidentit të Republikës.

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave në Qarkun Fier, KQZ-ja miratoi Tabelat Përmbledhëse të Rezultateve për subjektet zgjedhore dhe kandidatët e tyre për Zgjedhjet për Kuvend, sipas tabelave që janë bashkëlidhur vendimit, objekt ankimi [Bashkëlidhur Vendimi nr. 1317, datë 23.05.2025, i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Fier, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin e datës 11 maj 2025”].

Koalicioni PD-ASHM ka ardhur në dijeni të fakteve, indicieve dhe ka siguruar prova të mjaftueshme lidhur me problematika dhe parregullësi të rënda të procesit zgjedhor të ndodhura në të gjitha Qendrat e Votimit të Qarkut Fier.

Në Qarkun Fier, përdorimi i administratës publike dhe shtetërore si “makineri zgjedhore” ka qenë i përhapur dhe intensiv, duke krijuar një mjedis krejtësisht jo-transparent dhe të pabarabartë. Së pari, institucionet që duhet të jenë neutrale në procesin zgjedhor – nga administrata e bashkive deri te degët lokale të ministrive – janë mobilizuar në funksion të partisë në pushtet. Për shembull, funksionarë të ndryshëm jo vetëm që janë angazhuar në fushatë, por janë përfshirë në skema të mëdha të tjetërsimit të vullnetit të zgjedhësve, sikundër është blerja e votës.

Kjo gjendje, në thelb, e fshin ndarjen mes interesit publik dhe atij partiak, duke rrëzuar themelet e konkurrencës demokratike, sepse çdo forcë opozitare përballet me Shtetin Elektoral. Aty ku Partia-Shtet fillon së vepruari, zgjedhjet pushojnë së qeni të lira, të drejta dhe të barabarta.

Farsa elektorale që nevojitet të denoncohet është pikërisht kjo: opozita nuk hyn në garë me një fushatë të lirë dhe të ndershme, por përballet me një kundërshtar që gëzon të gjitha resurset shtetërore apo publike, si dhe mund të angazhojë edhe resurse private pa limit në dispozicion sa herë i nevojitet. Ndërkohë që partia në pushtet ka në dispozicion buxhetin e shtetit, rrjetin e administratës së fryrë artificialisht, dhe strukturat policore apo gjyqësore etj., si instrumente trysnie, subjektet opozitare operojnë me fondet e tyre të kufizuara dhe pa akses, duke u vendosur kështu në një disproporcion të skajshëm në kapacitet, dukshmëri dhe aftësi mobilizimi.

Po ashtu, përdorimi i bandave kriminale dhe i grupeve të dhunshme për të frikësuar votuesit është kulmi i këtij sistemi. PD-ASHM ka denoncuar raste ku këta individë kanë patrulluar zonat urbane dhe rurale, kanë bllokuar rrugë dhe kanë ushtruar presion të drejtpërdrejtë mbi individë apo familje, duke u imponuar veprime apo mosveprime të caktuara.

Në këtë kontekst, zgjedhjet në Shqipëri nuk janë më një mekanizëm përfaqësues i demokracisë, por një farsë elektorale ku rezultati parapërcaktohet nga instrumentet e Shtetit, i cili njësohet me Partinë, dhe sikur të mos mjaftonte, mbështetet në veprimtarinë e tij edhe nga grupet kriminale.

Edhe Raporti Paraprak i OSBE-ODIHR i datës 12 maj 2025, pra më pak se 24 orë pas mbylljes së procesit të votimit, sa i takon Qarkut Fier, ka evidentuar këto probleme serioze:

1/ Intimidimi dhe presioni mbi votuesit

Gjatë fushatës janë raportuar raste konkrete të përpjekjeve për të penguar pjesëmarrjen e opozitarëve në aktivitete politike në të gjithë Qarkun e Fierit. Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë dokumentuar pretendime për mospjesëmarrje në tubime opozitare nga frika e hakmarrjes, si dhe presion mbi familje për të votuar për subjektin në pushtet. Këto forma presioni përfshijnë që nga kërcënime të heshtura deri te deklarata të hapura nga përfaqësues lokalë të pushtetit që ndikojnë në votën e lirë dhe të ndërgjegjshme të qytetarëve.

Të gjitha këto ngrejnë shqetësime serioze mbi standardet demokratike të procesit zgjedhor në këtë qark, si dhe mbi mundësinë reale të një gare të barabartë mes forcave politike.

2/ Përdorimi i burimeve shtetërore dhe klientelizmi

Edhe pse ky fenomen është gjerësisht i përhapur, në zona si Fieri shpërndarja e ndihmave sociale, emërimet e aprovuara nga pushteti lokal dhe investimet infrastrukturore janë perceptuar shpesh si “monedhë këmbimi” për vota. KQZ-ja ka trajtuar me ngurrim ankesat për keqpërdorim të burimeve administrative, duke lënë pa sanksione një pjesë të konsiderueshme të tyre.

Por, përtej problematikave mjaft shqetësuese që kanë ndodhur në Qarkun Fier, problem që ndikon në vlefshmërinë e zgjedhjeve kudo, ishte votimi nga jashtë.

Ndërkohë që votimi nga jashtë, pra vota e diasporës, si një e drejtë kushtetuese për çdo shtetas shqiptar mbi 18 vjeç që jeton jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, duhej të ishte një manifestim demokracie, ky proces u kthye në një manifestim të tjetërsimit të vullnetit të zgjedhësve, sikundër dëshmojnë të gjitha të dhënat publike dhe ato që do të parashtrojmë para Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Është fakt i njohur botërisht se, megjithë kërkesat që PD-ASHM ka depozituar pranë KQZ-së, deri më sot nuk na është vënë në dispozicion asnjë provë e vetme nga ky organ që të provojë përmbushjen e kushtit ligjor, që zarfat janë marrë personalisht nga zgjedhësit në adresën e regjistruar në platformën elektronike.

 

Pas përfundimit të numërimit të votave në Qarkun Lezhë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për subjektet zgjedhore dhe kandidatët e tyre për zgjedhjet e 11 majit 2025. Por koalicioni PD-ASHM ka depozituar ankim në KQZ, duke pretenduar shkelje serioze në procesin zgjedhor në këtë qark.

Sipas Nenit 123 të Kodit Zgjedhor, Tabela Përmbledhëse e Rezultatit miratohet vetëm pasi të numërohen dhe verifikohen të gjitha kutitë e rregullta të votimit. Çdo vendim i KQZ-së për miratimin e kësaj tabele mund të ankimohet brenda 5 ditëve në KAS.

PD-ASHM denoncon përdorimin masiv të administratës publike dhe shtetërore si "makineri zgjedhore" në Lezhë, si dhe një fushatë jo të lirë dhe të ndershme, ku pushteti ka shfrytëzuar burimet shtetërore dhe private për të manipuluar rezultatin. Sipas koalicionit, këto parregullsi kanë cenuar rëndë procesin demokratik, duke krijuar një ambient jo-transparent dhe të pabarabartë në zgjedhje.

Ankimi i PD-ASHM kërkon rishikimin dhe korrigjimin e tabelës përmbledhëse dhe trajtim të plotë të parregullsive sipas ligjit, duke kërkuar që KQZ të veprojë brenda kornizës ligjore dhe të garantojë një proces zgjedhor të drejtë dhe të ndershëm.

Nga ana tjetër koalicioni PD-ASHM ka depozituar ankim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke denoncuar shkelje të rënda në procesin zgjedhor në Qarkun Durrës gjatë zgjedhjeve të 11 Majit 2025.

Pas përfundimit të numërimit dhe miratimit të tabelave përmbledhëse të rezultateve nga KQZ, PD-ASHM ka siguruar prova dhe indicie për përdorim sistematik të administratës publike dhe strukturave shtetërore në shërbim të Partisë Socialiste në pushtet.

Sipas ankesës, administrata e bashkive, agjencitë shtetërore dhe ndërmarrjet publike janë angazhuar në mënyrë të hapur në fushatë, duke krijuar një mjedis totalisht jo-transparent dhe pabarazisht të favorshëm për PS-në. Veprimtaria elektorale ka nisur që nga janari 2025, me fushatën për regjistrimin e emigrantëve në platformën PER, ku janë evidentuar abuzime të funksionarëve lokalë në Durrës.

PD-ASHM kërkon nga KQZ të marrë në shqyrtim ankesën dhe të sigurojë një proces zgjedhor të lirë, të drejtë dhe të barabartë, duke korrigjuar çdo parregullsi dhe duke respektuar Kodin Zgjedhor.

te partise ne pushtet, duke deformuar garen zgjedhore ne nje ndeshje krjtesisht të pabarabartë, jo-transparente dhe diskriminuese ndaj opozitës. Institucione që, sipas Kushtetutës dhe ligjit, duhet të ruajnë neutralitetin politik, përfshirë administratën e bashkive, agjencitë shtetërore, entet publike dhe ndërmarrjet janë vënë në mënyrë të hapur në shërbim të partisë në pushtet. Praktikisht, të gjitha bashkitë e qarkut drejtohen nga PS, dhe keto te fundit, së bashku me kryetarët e tyre dhe administratat përkatëse, janë angazhuar gjatë gjithë periudhës parazgjedhore dhe asaj zgjedhore në mbështetje të listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në Durrës.

Veprimtaria e strukturave publike ne fakt, nisi heret kete vit, që në muajin Janar, nën thirrjen per regjistrimin e emigranteve, ne "fushatës për regjistrimin e Diasporës" qe filloi ne 11 Janar 2025 me hapjen e PER nga QKZ. Jo se nuk kishte aktivitet edhe perpara kesaj date, por me 11 janarin kulmoi edhe puna ne terren dhe jashte vendit e tyre. Kjo përfshiu organizimin e takimeve intensive jo vetëm brenda vendit, por edhe në Itali, Greqi, SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, France, Belgjike, Kanada por edhe ne vende të tjera ku jetojnë emigrantë shqiptarë, përfshirë edhe persona të moshuar që prej dekadash nuk kanë qenë më pjesë aktive e jetës politike në Shqipëri. Partia Demokratike ka denoncuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një sërë rastesh ku funksionarë të tjerë lokalë të Qarkut Durrës janë përfshirë personalisht në procesin e regjistrimit të qytetarëve në platformën PER, duke abuzuar me detyrën dhe duke shkelur çdo normë të ndarjes së administratës nga fushata.

Në këto kushte, pjesa më e madhe e administratës vendore dhe qendrore, në vend që të përmbushte detyrimet e saj funksionale ndaj qytetarëve, u përfshi drejtpërdrejt në aktivitetet elektorale të Partisë Socialiste. Zyrtarët lokalë kishin obiektiva të qarta dhe synime të përcaktuara nër numrin e votuesve

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Kliko këtu për të lexuar ankimin në qarkun e Lezhës

Kliko këtu për të lexuar ankimin në qarkun e Durrësit

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?