Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ Rama vijon takimet tek vila 30 me drejtuesit e qarqeve, deri tani u takua me 5 prej tyre (EMRAT)

9 Mars, 11:04| Përditesimi: 9 Mars, 11:10

  • Share

 

Foto: Mirela Kumbaro duke u larguar nga vila 30

Gazetarja e Report Tv Raziela Myslimaj informon se Rama ka nisur takimet kokë më kokë me drejtuesit politikë të qarqeve prej orës 10:00 për të diskutuar rreth emrave me të cilën PS do të dalë në zgjedhjet e 11 majit. Deri në orën 11 në vilën nr 30 kanë qenë Blendi Klosi, drejtuesi politik i qarkut të Dibrës, Mirela Kumbaro, drejtuesja politike e qarkur të Gjirokastrës.

Ulsi Manja drejtues politik i qarkut të Lezhës dhe Emirjana Sako, drejtuese politike e qarkut të Durrësit.

Ndërkohë në vilën 30 ndodhet dhe Benet Beci, drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës.

Mirela Kumbaro u largua në orën 11:05 ndërsa i pari që u largua nga vila 30 ishte Blendi Klosi. 


Lajmi kryesor:

Listat për deputetë/ Rama takim maratonë me drejtuesit e qarqeve! Pritet reformim i thellë i grupit të PS, të mërkurën mblidhet Kryesia! Ja kandidatët potencialë (VIDEO+ EMRAT)


S.G/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?