TIRANË- Ka përfunduar pas 8 orësh takimi maratonë i kryeministri Edi Rama me 13 drejtuesit politikë të qarqeve në vend, për emrat e kandidatëve për deputetë me të cilët PS do të dalë në zgjedhjet e 11 majit.
Takimet që nisën në orën 10: 00 dhe përfunduan në orën 18:00 u zhvilluan në vilën qeveritare nr 30. Secili prej drejtuesve të qarqeve ka dhënë propozimet për emrat që konsiderojnë si përfaqësues më të mirë të qarkut të tyre. Më pas emrat do të shqyrtohen në kryesinë e PS-së që do të mblidhet më 12 mars, ndërsa firmën finale e ka vetë Rama i cili vendos se kush do të jetë në listat e mbyllura e kush në listat e hapura.
Report Tv mëson se në total janë 186 emra kandidatësh që do të zyrtarizohen në mbledhjen e kryesisë së PS.
Gjatë paraditës Rama u takuam me 7 drejtues politikë të qarqeve, të cilat më pas u ndërprerë për të rinisur në orën 15:00 me drejtuesit e tjerë të qarqeve.
Rama u takua me Blendi Klosin, drejtuesi politik i qarkut të Dibrës, Mirela Kumbaro, drejtuesja politike e qarkut të Gjirokastrës, Ulsi Manja drejtues politik i qarkut të Lezhës, Emirjana Sako, drejtuese politike e qarkut të Durrësit, Benet Beci, drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, Bledi Çuçi, drejtues politik i qarkut të Vlorës dhe Niko Peleshi, drejtues politik i qarkut të Korçës.
Takimet e pasdites i nisi me Eduard Shalsin, drejtuesin politik të qarkut të Kukësit, vijuan me Ogerta Manstirliun drejtuesen politike të Tiranës, me Ervin Demon, drejtuesin politik i qarkut të Beratit, Belinda Ballukun, drejtuesen politike të qarkut të Fierit dhe Arbjan Maznikun, drejtuesin politik të qarkut të Elbasanit.
Takimet u mbyllën me kryeparlamnetaren Elisa Spiropalin, e cila është edhe drejtuese politike e qarkut të Tiranës.
Emrat që përfliten për kandidatë
Gazetarja e Report Tv Raziela Myslimaj, raporton për disa emra që pritet të jenë në listat e kandidatëve për deputetë të PS-së, ndërkohë do të jetë Rama i cili do të vendosë se kë do të lërë në lista të mbyllura apo lista të hapura.
Albana Koçiu, Igli Hasani, Blendi Gonxhe, Erion Braçe, Etilda Gjonaj, Fatmir Xhafaj, Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia, Toni Gogu, Ornaldo Rakipin, Pandeli Majko, Helena Kaçe, Zerina Bruci
Vetë kryeministri Rama pritet të jetë në listën e hapur të Tiranës, me angazhimit që ka marrë publikisht për drejtimin e fushës në kryeqytet pas arrestimit të Erion Veliajt. Po ashtu, raportohet se janë 4 kryebashkiakë që kanë shprehur interes për të qenë në listat për deputetë. Flitet për kryetarin e Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, i cili është edhe drejtues politik i këtij qarku, kryebashkiakja e Dimalit, Juliana Mema, kreu i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi dhe kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj.
Në listën e mbyllur Kryeministri Rama do t’i japë më shumë prioritet grave dhe vajzave, ndërsa në listë të hapur do të jenë kryesisht ata eksponentë të PS që kanë me shumë se dy mandate, duke i lënë të luftojnë për ulësen e tyre në Parlament.
Për 11 majin, secila partia/koalicion do të garojë me 46 deputetë në listë të mbyllur dhe 140 të tjerë në listë të hapur.
Gjatë dy ditëve të takimit me ministrat dhe drejtuesit politikë, (7- 8 mars) është diskutuar gjithashtu për programin e Partisë Socialiste në çdo sektor, dhe retorikën politike që do duhet të zbatojnë në terren me qytetarët: “Me ne drejt BE, me ata në kënetë”.
Lexoni më poshtë lajmet e renditura sipas orës për më shumë detaje në lidhje me takimet me dyer të mbyllura në vilën 30 të Ramës me drejtuesit e qarqeve.
Kryeministri Rama Rama është larguar nga vila qeveritare nr. 30, pas takimit maratonë prej 8 orësh me drejtuesit politikë të qarqeve.
Takimet nisën në orën 10: 00 dhe përfunduan në orën 18:00, ndërsa u diksutua për emrat e kandidatëve për deputetë me të cilët PS do të dalë në zgjedhjet e 11 majit.
Kryeministri Edi Rama ka mbyllur takimet me 13 drejtuesit e qarqeve.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka qenë e fundit që ka zhvilluar takim me kryeministrin Rama.
Takimet nisën në orën 10:00 dhe përfunduan në orën 18:00, dhe secili prej drejtuesve politike i ka dorëzuar kryeministrit Rama propozimet me emrat e kandidatëve për deputetë.
Në total janë 186 emra kandidatësh që do të zyrtarizohen në mbledhjen e kryesisë të mërkurë (12 mars).
Takimi i nisur prej orës 16:30 i kryeministrit Edi Rama me drejtuesin politik të qarkut të Beratit, Ervin Demo ka përfunduar rreth orës 17:20.
Pas takimit që zgjati rreth 50 minuta, në pamjet e siguruara nga Report Tv, kryebashkiaku i Beratit shihet teksa del nga ambientet e vilës qeveritare nr 30, aty ku ditën e sotme po mbahen takimet mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve politikë të qarqeve në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me drejtuesin e qarkut të Elbasanit Arbjan Mazniku dhe me atë të qarkut Fier Belinda Balluku.
-Evis Kushi
-Bora Muzhaqi
-Ermira Urupi
-Taulant Balla
-Saimir Hasalla
-Adi Qose
-Shkëlqim Bullari
-Desantila Tahiraj
-Ela Toçka
-Gert Durda
Prej orës 16:30 ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama me drejtuesin politik të Beratit, Ervin Demo.
Emrat që përfliten si kandidatë në listat e socialistëve në këtë qark veç Ervin Demos janë Juliana Memaj dhe Klajdi Qama.
Ka përfunduar takimi me Ogerta Manastirliun, drejtuesen politike të Tiranës që nisi prej orës 15:30. Ndërsa, më herët ka hyrë edhe Belinda Balluku.
Gazetarja e Report Tv Raziela Myslimaj, raportoi se diskutimet për qarkun e Tiranës kryeministri do ti bëjë të ndara.
Në orën 15:00 kryesocialisti Edi Rama rinisi takimet me drejtuesit politikë të qarqeve me të cilët po punohet për të hartuar listën e kandidatëve për deputetë.
I pari që hyri në ambientet e vilës 30 ishte Eduard Shalsi, drejtuesi politik i qarkut të Kukësit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale pamje të takimit të mbajtur në Pallatin e Brigadave, 7 – 8 mars, me drejtuesit politikë të qarqeve dhe ministrat e qeverisë.
Videoja shoqërohet me titullin ‘kantieri Shqipëria 2030’ që nënkupton përgatitjen e programit politik dhe ekonomik me të cilin PS jo vetëm do të kërkojë votën e shqiptarëve në zgjedhjet e 11 majit por dhe do të fusë Shqipërinë në BE brends 2030-ës
Gjatë dy ditëve të takimit burimet bëjnë me dije se është diskutuar për programin e Partisë Socialiste në çdo sektor, dhe retorikën politike që do duhet të zbatojnë në terren me qytetarët, “Me ne drejt BE, me ata në kënetë".
Kryeministri u largua nga vila 30 për të vijuar pasdite takimet me drejtuesit politikë të qarqeve me të cilët ende nuk është takuar.
Eduard Shalsin, drejtues politik të qarkut të Kukësit
Ogerta Manastirliun dhe Elisa Spiropalin drejtuese të qarkut në Tiranë
Ervin Demo, drejtues politik i qarkut të Beratit
Arbjan Mazniku, drejtues politik i qarkut të Elbasanit
Mirela Kumbaro, drejtuesja politike e qarkut të Gjirokastrës
Ulsi Manja drejtues politik i qarkut të Lezhës
Emirjana Sako, drejtuese politike e qarkut të Durrësit
Benet Beci, drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës
Bledi Çuçi, drejtues politik i qarkut të Vlorës
Niko Peleshi, drejtues politik i qarkut të Korçës
Për të zgjedhur listën e kandidatëve për qarkun e Lezhës kryeministri takon Ulsi Manjën, njëkohësisht drejtues i qarkut të Lezhës dhe ministri i Drejësisë.
Gazetarja e Report Tv Raziela Myslimaj informon se veç Ulsi Manjës, një nga emrat që pritet të jenë në listën e mbyllur të kandidatëve është Ermal Pacaj i cili pak ditë më parë u lirua nga posti i drejtorit të Shërbimit të provës. Pacaj është konsideruar si një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të ministrit Manja dhe kryetarit të bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu dhe Pranvera Skana.
Prej orës 12:00 ka vijuar takimi i kryetarit të PS-së Edi Rama me drejtuesin politik të qarkut të Korçës, Niko Peleshi. Gazetarja Raziela Myslimaj raporton emrat që përfliten si kandidatë në listat e socialistëve në këtë qark.
Veç Niko Peleshit pritet që në listë të rikonfirmohen dhe tre deputetë aktualë.
-Ilir Pendavinji – aktualisht deputet
-Ilir Topi - aktualisht deputete
-Enslemvera Zake - aktualisht deputete
-Bledi Çomo ish kandidat për deputet në 2021 në Pogradec
Ka zgjatur 40 minuta takimi kokë më kokë i Benet Becit, drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës. Ndërkohë në vilën 30 vijon takimi i Ramës me Bledi Çuçin, drejtues i qarkut të Vlorës.
Gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj rendit disa emra që përfliten si kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, por do të jetë Rama që do të japë firmën e fundit dhe se ku do të vendosë ti rreshtojë në lista të hapura apo të mbyllura
-Ministrja Anila Denaj, që mbulon zonën e Sarandës
-Plator Nesturi, i emëruar prej pak kohësh si prefekti i qarkut të Vlorës
Foto: Mirela Kumbaro duke u larguar nga vila 30
Gazetarja e Report Tv Raziela Myslimaj informon se Rama ka nisur takimet kokë më kokë me drejtuesit politikë të qarqeve prej orës 10:00 për të diskutuar rreth emrave me të cilën PS do të dalë në zgjedhjet e 11 majit. Deri në orën 11 në vilën nr 30 kanë qenë Blendi Klosi, drejtuesi politik i qarkut të Dibrës, Mirela Kumbaro, drejtuesja politike e qarkur të Gjirokastrës.
Ulsi Manja drejtues politik i qarkut të Lezhës dhe Emirjana Sako, drejtuese politike e qarkut të Durrësit.
Ndërkohë në vilën 30 ndodhet dhe Benet Beci, drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës.
Mirela Kumbaro u largua në orën 11:05 ndërsa i pari që u largua nga vila 30 ishte Blendi Klosi.
Komente

Ardit Bido një langaraq që po heq njerëz nga puna e po bën raprezalje te Drejtoria e Arkivave duke promovuar njerëz pa kualifikimet e duhura, tarafin e tij.
PërgjigjuJane per pune qeveritare, vilat qe ne populli i kemi “qeveritare”. Jo per parti politike. Atyre u kemi dhene me qira zyra. Nuk kane te numuruar Veprat penale qe kryen sorra enveriste pikturiste. Na mungojne “organet” qe ti adresojne ato.
PërgjigjuMBLIDHUNI SA TE DONI,,,,,E KENI KOT,,,TEK VELIAJ DI SHKONI TE GJITHE,,,,SEPSE ATE QE KA BERE VELIAJ,,VJEDHJEN,,,, E KENI BERE DHE JU...PRANDAJ MOS HARXHONI ENERGJI KOT,,RUAJINI ENERGJITE PER TE KAPUR SAPUNIN NE BURG....
PërgjigjuShpresojm qe Rama te provoje shijen e Ramiz Alise ne 91 kur humbi ne Tirane perballe nje te panjohuri. Po qe ne lista te hapura vej bast qe nuk del deputet
PërgjigjuHajduti 2 metra do vendosi ndonje Cyrbe tjeter ne liste. Te shofim Qif Rakipin cfare do bej do te blej me vota per cunin dhe dhendrin e mbeses. Po te kete kujdes kete here se hajduti te shet dhe ben burg ne kete moshe. Ai te perdor dhe pastaj te flak. Gezoji ato leke qe ke bere dhe mos u ngaterro kete here si ti si Tom Doshi.Gaz Demi u thirr nga koleget e Veliajt. Ky hajduti tjeter qe blen votat ne Elb Gjergj Luca si do veproje s'e di.A do coje me ushqime dhe leke per vota ne Godolesh dhe Labinot Mal. Kujdes Luce se ka dhe Spak me sekustro pasurie. He te keqen sa pastaj do na besh video nga 313
PërgjigjuNuk kanë seli partie këta hajduta?! Pse përdorin asetet e shtetit për fushatën e tyre?!
Përgjigjuka tre dite qe ka hapur ankandin minimumi 300 mije euro e lart per deputet hahahaha
PërgjigjuSlogani super i goditur, per nje person te klases se parë. Cfare niveli ka arrit politika sot, nga Dritero Agolli e Pjeter Arbnori, te bufi, keneta e mustaqet e Gjuzit.
PërgjigjuHarrove Ndoc Rrokun