Politikë

Zgjedhjet/ Mbërrijnë votat e para në Tiranë, 735 emigrantë kanë votuar për 2 ditë! Reagon Celibashi: Deri tani 100 mijë zgjedhës kanë marrë zarfin

17 Prill, 11:16| Përditesimi: 17 Prill, 21:09

  • Share

Kanë ardhur në Shqipëri votat e para të hershme. Për herë të parë në Shqipëri ndodh që disa të votojnë edhe 23 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Ilirjan Celibashi tha se gjithësesi votat e diasporës nuk do të numërohen deri më 11 maj.

Këto janë 735 votat e para të 11 majit. Kompania postare i dorëzoi KQZ-së dërgesën e parë nga diaspora. Zarfi i parë i hapur i takonte qarkut Berat dhe erdhi nga Gjermania. Ndërsa vota e dytë u hodh në kutinë e Dibrës dhe vinte nga Franca.

KQZ i mori në dorëzim pakot dhe pasi i nxori votat nga zarfi plastik i postës, i shpërndau sipas qarqeve.

Pakot e para u monitoruan nga afër nga Partitë Politike dhe ishin pa probleme.

‘Zarfet do të vijnë çdo ditë në mbrëmje por nuk do të hapen deri kur të nisë numërimi në Shqipëri i votave brenda vendit. Celibashi Numërimi do të bëhet kur të nisë këtu numërimi në 11 maj. Diaspora këshillohet që të votojë dhe dorëzojë zarfin brenda 3 ditësh nga marrja e tij. Celibashi Nuk ka asnjë shans të numërohen votat që vijnë pas orës 19 më 11 maj. Deri tani, KQZ ka dorëzuar zarfe tek afro 100 mijë votues.

100 mijë të tjera janë duke u përgatitur për dërgim. Proces i cili pritet të përfundojë në fundjavë.’-tha Celibashi.

A.Q/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?