TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka nisur konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të Përgjithshme parlamentare 2021. Për këtë çështje, kreu i shtetit ka ftuar ditën e premte në orën 11:00 në një takim kryeministrin Edi Rama, si kryetar i Partisë Socialiste në Presidencë. Ftesa i është dërguar kreut të grupit parlamentar socialist dhe mban datën e sotme, 1 shtator 2020.
"Presidenti i Republikës, Ilir Meta në mbështetje të kompetencave të tij Kushtetuese, neni 90 gërma "gj", pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve konsensuale në Kodin Zgjedhor të miratuara në ligjin nr. 101/2020, si dhe në vijim të traditës së mirë, ka vendosur nisjen e procesit të konsultimeve me partitë politike me qëllim caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Për këtë, Presidenti i Republikës fton në takim ditën e premte datë 04.09.2020 ora 11:00 pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, Kryetarin e Partisë Socialiste z. Edi Rama dhe/apo persona të tjerë të autorizuar prej tij. Me besim në vlerësimin e këtij procesi të rëndësishëm", shkruhet në ftesë.
Ndërkohë, burime për Report Tv bëjnë me dije se një orë më pas, më konkretisht në 12:00, Meta ka thirrur në takim dhe kryedemokratin Lulzim Basha. Referuar të njëjtave burime, mësohet se Basha e ka konfirmuar takimin. Sipas marrëveshjes së 5 Qershorit e cila hyri në fuqi rreth 10 ditë më parë, periudha zgjedhore më e afërt, kur mund të mbahen zgjedhjet e përzgjidhme është ajo e prill majit të 2021.
Letra dërguar kreut të grupit PS
Letra dërguar sekretarit të përgjithshëm të PD
Po ky c'pune ka me konsultime per zgjedhjet,nuk eshte i depolitizuar? Partite mbajne vete pergjegjesi para ligjit, ligji nuk eshte prone private e ketij hajduti. Mos i varni ujkut melcite ne qafe te sabotoje zgjedhjet e te beje Shqiperine mish mash,injoroheni po qe se ka ligj.
PërgjigjuO Meta hajduti
Përgjigju