Politikë

Basha takim me kandidatët e 25 prillit: Beteja jonë do vijojë në parlament! Pavarësisht vjedhjes së votave, PD u forcua! Vazhdoni të faktoni shkeljet në zgjedhje

4 Maj 2021, 17:44| Përditesimi: 4 Maj 2021, 22:46

  • Share

Partia Demokratike do ta vijojë betejën në parlament. Burime për Report tv bëjnë me dije se kreu i opozitës Lulzim Basha u ka thënë kandidatëve për deputet të PD të zgjedhjeve të 25 prillit se pasi të shqyrtohen të gjitha provat për zgjedhjet, beteja do të vijojë në parlament.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar në selinë blu pasditen e sotme, Basha u ka kërkuar kandidatëve fitues dhe jo fitues, që të vazhdojnë betejën për faktimin e shkeljeve që janë bërë në zgjedhje. Po ashtu mësohet se Basha ka deklaruar se fushata dhe misioni i tyre për të sjellë ndryshimin në Shqipëri vazhdon me fuqi maksimale. Sakaq kryedemokrati është shprehur se pavarësisht humbjes, PD ka pasur rezultate të mira.

‘Dua të falenderoj secilin nga ju. Ju keni punuar shumë fort me besimin e palëkundur në rrugën tonë, në demokracinë tonë, në vendin tonë. Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi, ne sollëm një arritje të madhe për partinë tonë dhe për vendin tonë. Ne, pa hequr dorë nga vlerat tona, u bëmë më të fortë kudo.Tani do të luftojmë me të gjitha fuqinë tonë derisa në fitore. Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale. Unë do takoj njerëzit në terren, për t’i falënderuar, për të biseduar me ta, për t’i dëgjuar, duke ju kërkoj që edhe ju të bëni të njëjtën gjë në ditët në vijim. Së bashku do të fitojmë! Fushata dhe misioni ynë për të sjellë ndryshimin në Shqipëri vazhdon me fuqi maksimale.  Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë, PD u bë më e forte se kurrë! Pas shqyrtimit të provave do të merret vendimi si do veprojnë opozitarët, por beteja do të vijojë në parlament! ’- mësohet të ketë thënë Basha.

Në të njëjtin mendim duket se nuk ka qenë kandidati i Lezhës që mori mandat Mark Marku, ku sipas të cilit ai kërkon nisjen e protestave në mënyrë të menjëhershme për të treguar se si mbrohet vota. Kjo nuk është pranuar nga kryedemokrati, i cili mësohet të jetë shprehur se fillimisht duhet të shqyrtohen provat për shkeljet zgjedhore dhe më pas do të merret vendimi se si do të veprojë opozita.

Xhelal Mziu ka kërkuar gjithashtu që PD dhe Lulzim Basha të mos bëjnë zgjedhje brenda partisë për zgjedhjen e Kryetarit të demokratëve, por të merren vetëm me dokumentimin e krimit elektoral, gjë që u kërkua edhe ditën e djeshme gjatë takimit të Bashës me krerët e degëve të PD-së.

Më herët nga selia blu kreu i PD-së, Lulzim Basha e cilësoi 25 prillin si një masakër elektorale, duke akuzuar me emra konkretë një sërë deputetësh e politikanësh, me në krye Edi Ramën, pasuar nga Tom Doshi e Aqif Rakipi sipas së cilit vodhën zgjedhjet. Kryedemokrati shtoi se PD-ja po vijon mbledhjen e fakteve që vërtetojnë se si kjo treshe ka tjetërsuar rezultatin e 25 prillit.

Këto akuza të kryedemokratit Lulzim Basha, për vjedhje të zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama i cilësoi si normale që vijnë nga humbësit, por shtoi se kjo nuk do e ndalë që të vijojë me zbatimin e Reformave për ta çuar Shqipërinë në majë. Rama ripërsëriti ftesën për bashkëpunim drejtuar PD-së dhe kryedemokratit Lulzim Basha. "Lufta e vjetër politike s'është më puna jonë", shtoi numri një i qeverisë, prandaj thekson se dora e bashkëpunim për Bashën do të jetë e shtrirë.

Ora 20:26
Pas takimit me kandidatët, Basha takim individual me aleatin e tij Fatmir Mediun

Pasi i siguroi një vend të sigurt në listën e  PD për qarkun e Tiranës, Lulzim Basha ka pritur në takim individual aleatin e tij Fatmir Mediu. Ai është shfaqur në zyrat e selisë blu menjëherë pasi ka përfunduar takimi i Lulzim Bashës me kandidatët fitues dhe jo fitues në listat e 25 prillit.

Fatmir Mediu mori mandatin e deputetit në zgjedhjet  e 25 prillit, i cili ishte renditur në vend të 7 në listën e Tiranës. Ndërkohë duhet theksuar se në takimin që Basha opati me kandidatët nga lista e 25 prillit, aleatët nuk ishin të pranishëm. Përçarja e Bashës me disa nga aleatët ka nisur pas humbjes së zgjedhjeve, ku  Nard Ndoka dhe Agron Duka e kanë bërë atë përgjegjës pasi ndoqi strategji të gabuar dhe se i besuan atij verbërisht. Edhe Monika Kryemadhi deklaroi pas humbjes se gabuan me strategjinë e djegies së mandateve dhe mosfutjen në zgjedhjet lokale të 2019.

1620152591_mediu.jpg

Ora 19:55
Mbledhja në PD, Mark Marku: Të nisim protestat menjëherë! Basha e kundershton: Betejën do e vazhdojmë në parlament

Në mbledhjen e kryetarit Lulzim Basha me deputetët dhe kandidatët jo fitues të Partisë Demokratike, Mark Marku qe vazhdon me qendrimet ekstremite dhe radikale, ka kërkuar nisjen e protestave, deklaratë që e tha edhe para selisë blu pas mbledhjes për mediat. Sipas Markut duhet të lihen mënjanë procedurat dhe të nisin protestat për të mbrojtur votat.Ai jashte cdo llogjike pretendon se marrja e mandateve, mund te behet edhe duke mos pranuar rezultatin e zgjedhjeve. 

“Duhet të lemë procedurat, ka ardhur koha të tregojmë si e mbrojmë ne votën. Duhet të nisim protestat popullore. Duhet të përdoret çdo formë. Nuk është kontradiktor qëndrimi ynë që edhe të mos njohim zgjedhjet edhe të futemi në parlament ” ka thënë Marku në takim.

Ndërsa jashtë selisë blu Marku u shpreh se ai është dakort që të zhvillohen protesta dhe se ata që i kërkojnë dorëheqjen Bashës janë shbërblyer nga Rama,

“Do të jetë një luftë totale. Do të jetë një luftë derisa Rama të largohet nga pushteti. Unë e kam thënë edhe më herët, duhet përdorur çdo gjë e mundshme për të mposhtur një regjim.Aty ku nuk ka zgjedhje të lira, u lind e drejta qytetarëve që të marrin çdo vendim sepse pushteti është ilegjitim. Kryetari e ka deklaruar se nuk do të njohë zgjedhjet e 25 prillit. Ata që kërkojnë dorëheqjen e Bashës janë shërbyer të Ramës. Me dashje pa dashje i shërbejnë atij. Nuk ka rëndësi a janë pjesë apo jo, mund t’i shërbejnë Ramës edhe duke qenë në PD, edhe pa dashje".

Pozicioni esktremist i Mark Markut per mosnjohjen e rezultatit dhe per te terhequr zvarre socialistet nga zyra eshte krejt minorance brenda Partise Demokratike i kundershtuar edhe nga Lulzim Basha, i cili ka thënë se beteja do të vijojë në parlament.

“Pas shqyrtimit të provave do të merret vendimi si do veprojnë opozitarët. Betejën në shtator do ta vazhdojmë në Parlament,” tha Basha.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zjarri: 04/05/2021 23:11

    Te ku eshte vangjel dule? Palikari vangjel? Ku je shpirt une per ty kam votuar re file, por voten per parti ja dhashe kujtim gjuzit

    Përgjigju
  • Toni: 04/05/2021 23:00

    kur shoh lulin me kuktohet bollino ,te dy te lodhur ..ah se harrova cim peken dhe meron

    Përgjigju
  • goni: 04/05/2021 21:32

    fillpi fushata per zgjedhjet ne korrik te pd-ja ...do e rizgjedhin prape me shume mundesi se fundja pa lulin trevereku aty me nje kryetar tjeter skane shans ....

    Përgjigju
  • Mondi Barcelona: 04/05/2021 21:12

    Ska Zgjedhje me Ramen Zgjedhjet u beren Te dielen fitimtare Te henen si njohim zgjedhjet Zgjedhjet u vodhen Prova nuk kemi Zgjedhjet si njohim Ne parlament do vemi Kur aleance me LSI Sot me LSI DONI ME PER BE-Lulin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?