TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë ndër partitë e para që ka dorëzuar në KQZ listat e kandidatëve për 12 qarqet që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Ajo që vihet re është se vetë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi do të kryesojë listën në 3 qarqe, atë të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Emrat në listë kryesojnë drejtuesit politik të qarqeve , të cilët janë vendosur të gjithë në zonë të sigurt.
LSI dhe PD do të bashkëpunojnë në qarkun e Dibrës dhe të Kukësit, për të mbështetur kandidatë e PD dhe kjo është vënë re me emërimin në krye të listës së LSI persona që nuk janë të njohur në mënyrë që votat të shkojnë tek kandidati i PD-së. Në qarkun e Kukësit i pari në listë është Erblin Bulica, ndërsa në Dibër i pari në listë është Hajri Laçi.
Prezantimi i listës është bërë nga vetë Kryemadhi e cila theksoi se këto lista kanë bashkuar persona me vlera shoqërore, profesionale dhe morale që sipas saj do i sjellin fitoren partisë.
‘Jam shumë e lumtur që ky proces ishte një proces shumë i shëndetshëm, shumë transparent dhe që krijoji një moment bashkimi të jashtëzakonshëm vlerash shoqërore, profesionale dhe morale. Kjo skuadër e madhe, që do të përfaqësojë Lëvizjen Socialiste për Integrim në të gjithë vendin, do të drejtojë shqiptarët drejt ndryshimit që të gjithë presim me padurim, për përmbysjen e një klike qeveritare antipopull, antishtet dhe antivlera. Këta të rinj dhe të reja, burra dhe gra plot vullnet e të palodhur, janë garanci për një garë fituese dhe të shkëlqyer si dhe për një qeverisje të mirë dhe të drejtë për qytetarët dhe për vendin.’- tha Kryemadhi.
'Kokat e listave' në 12 qarqe
Në Shkodër i pari i listës është Agron Çela
Në Vlorë i pari në listë është Luan Rama
Në Tiranë e para në listë është Monika Kryemadhi e pasuar nga Erisa Xhixho djhe Petrit Vasili
Në Lezhë i pari në listë është Viktor Tushaj
Në Kukës i pari në listë është Erblin Bulica
Në Gjirokastër i pari në listë është Vangjel Tavo
Në Korçë i pari në listë Endrit Braumllari
Në Elbasan e para në listë është sërish Monika Kryemadhi e ndjekur nga Altin Toska dhe Ermir Gjinishi
Në Dibër i pari në listë është Hajri Laçi
Në Fier sërish Monika Kryemadhi kryeson duke u ndjekur nga Kejdi Mehmetaj dhe Klajdi Bodganaj
Në Berat i pari në listë është Ardit Çela
Në Durrës e para në listë është Elona Guri
Kandidatët e Lëvizjes Socialiste Për Integrim për parlamentin e ardhshëm.
Qarku BERAT
1.Ardit Çela
2.Blenard Nonaj
3.Esmeralda Qirko
4.Petrit Sinaj
5.Ilir Oboni
6.Aurela Kalivaçi
7.Lefter Maliqi
8.Esmeralda Hoxha
9.Shkëlqim Tafa
Qarku DIBËR
1.Hajri Laçi
2.Blendi Gurra
3.Luljeta Skura
4.Merita Hoxha
5.Borëbardha Kaci
6.Altin Koltraka
Qarku DURRËS
1.Elona Guri
2.Bahri Shaqiri
3.Enon Karapici
4.Shemsi Prençi
5.Kontjana Kuçi
6.Hysni Caca
7.Bujar Dhima
8.Rexhina Leka
9.Gazmir Tahiri
10.Ramazan Topuzi
11.Berinda Bulku
12.Eraldo Luku
13.Durim Hoçja
14.Danjela Tema
15.Artur Baku
Qarku ELBASAN
1.Monika Kryemadhi
2.Altin Toska
3.Ermir Gjinishi
4.Vladimir Muka
5.Sokol Skura
6.Miranda Rira
7.Mimoza Trimi
8.Klaudia Krasnika
9.Dylber Dervishi
10.Sindi Laloshi
11.Artur Topi
12.Franko Hakilja
13.Sindi Qafleshi
14.Saimir Kumrija
15.Emirjan Mekshi
Qarku FIER
1.Monika Kryemadhi
2.Kejdi Mehmetaj
3.Klajdi Bogdanaj
4.Arben Çuko
5.Alma Malia
6.Ardian Alushi
7.Sariola Janko
8.Juard Myftaraj
9.Kristian Kina
10.Luisida Muho
11.Etnor Krakulli
12.Renato Basholli
13.Blerta Progonati
14.Emiljano Braka
15.Maringlen Shehaj
16.Migena Idrizaj
17.Sotir Zarka
18.Besmir Gropa
Qarku Gjirokastër
1.Vangjel Tavo
2.Myrvete Asqeri
3.Elton Ismaili
4.Albert Malaj
5.Erald Alika
6.Freskida Çako
Qarku KORÇË
1.Endrit Braimllari
2.Gentian Çala
3.Brunilda Paskali
4.Petrika Mele
5.Thanas Poçi
6.Ismeralda Seidolli
7.Avni Spaholli
8.Ergin Cikopana
9.Suela Dinellari
10.Leons Hasani
11.Marjeta Biba
12.Pandi Jani
Qarku KUKËS
1.Erblin Bulica
2.Fiqirete Çelaj
3.Arbër Arifaj
Qarku LEZHË
1.Viktor Tushaj
2.Ertila Nikolli
3.Petrit Gjoni
4.Dila Prenga
5.Ded Ndreca
6.Adelajda Gega
7.Eduard Bardhoku
8.Algerta Shabani
9.Emiljano Gjonaj
Qarku SHKODËR
1.Agron Çela
2.Edmond Ndou
3.Lindita Reçi
4.Ilir Hyseni
5.Erlinda Kavaja
6.Melisa Brojaj
7.Somela Radohina
8.Elsidita Selaj
9.Ashim Tafilaku
10.Elmira Zefi
11.Elvis Metani
12.Jalldyz Kastrati
Qarku TIRANË
1.Monika Kryemadhi
2.Erisa Xhixho
3.Petrit Vasili
4.Klajda Gjosha
5.Përparim Spahiu
6.Edmond Haxhinasto
7.Floida Kërpaçi
8.Nora Malaj
9.Klevi Pojana
10.Silva Caka
11.Besnik Jakaj
12.Aldi Fusha
13.Eriona Bixha
14.Faik Basha
15.Blerdi Liçaj
16.Petrit Bara
17.Viron Bezhani
18.Esmeralda Demiraj
19.Arben Muçaj
20.Sokol Ponari
21.Elona Dhima
22.Etion Joka
23.Lemi Muçaj
24.Melisa Cahani
25.Vojo Bregu
26.Agron Karaj
27.Sara Kau
28.Ardian Hasalami
29.Denis Hidri
30.Iva Çarçiu
31.Erald Kaja
32.Klodian Doka
33.Nikoleta Peti
34.Alert Zhurda
35.Arben Rroko
36.Brisida Shehaj
Qarku VLORË
1.Luan Rama
2.Grisejda Myslimi
3.Dhimitraq Lapa
4.Dinkens Bushaj
5.Ferdinant Aligjoni
6.Liri Dëma
7.Gjergji Mano
8.Entela Shkurtaj
9.Anxhela Shenaj
10.Joana Ruçi
11.Everton Shehu
12.Ilir Hysi
Ish-drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj e cila u rikthye me bujë në LSI, është renditur e fundit në listën e kandidatëve për deputet në qarkun e Tiranës.
Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Elbasan, Sokol Skura, 42 vjeç, i pesti në listë në këtë qark, është arrestuar në flagrancë pasi është kapur nga policia duke drejtuar mjetin në gjendje te dehur. Sokol Skura momentalisht ndodhet në qelitë e paraburgimit në Elbasan, që nga ora 9 me mbrëmjes së kaluar. Pritet që Skura të dalë nesër para gjykatës për veprën penale ‘Drejtim i mjetit në gjendje të dehur’.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Skura është ndaluar edhe më parë për drejtim automjeti në gjendje të dehur. Ky person në vitin 2015 është arrestuar përsëri pasi akuzohej për vrasjen e një kalimtari në gjendje të dehur, në Mengël të Elbasanit, por nuk është dënuar nga gjykata.
Sokol Skurën, Partia Socialiste e ka larguar që në vitin 2015, kur ai u akuzua për korrupsion në skandalin e grabitjes së rreth 500 milionë lekëve nga Fondi i Rimbursimit të Barnave.
Ish-nëndrejtori i FDSKSH, (Fondi i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor) Sokol Skura, ka qenë kandidat për deputet në Librazhd në zgjedhjet e vitit 2013. Sokol Skura, ishte i fundit në listën e kandidatëve për Qarkun e Elbasanit dhe nuk ia doli të ulet në karrigen e Kuvendit. Ndërkohë në 2017 emri i Sokol Skurës doli dhe në raportin e Departamentit të Antikorrupsionit të Këshillit të Ministrave për vjedhjen e barnave me rimbursim për të cilën llogaritet një dëm prej 1.5 miliardë lekësh.
Rrjeti i farmacistëve lidhura me ish-drejtues të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u vunë në hetim për mashtrim me rimbursimet përmes recetave të falsifikuara në emër të personave të vdekur ose atyre që jetojnë jashtë Shqipërisë. Në total gjatë 8 viteve të fundit, tre farmacitë në pronësi të familjes Skura – Geni&Lori, Eurofam2 dhe Coli’s kanë përfituar 765 milionë [6 milionë euro] lekë rimbursime nga FSDKSH.
Nuk është habi që të gjithë personat problematikë gjejnë strehë pranë LSI, pasi kjo parti nuk ka elektorat as identitet politik. Mbështetësit e saj të vetëm janë personat të cilët duan të bëjnë karrierë dhe që nuk kanë asnjë ideal veç interesit dhe pasurimit në një kohë të shpejtë nëpërmjet korrupsionit.
Kujtojmë se ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u ka kërkuar partive të largojnë personat e inkriminuar nga radhët e tyre, por duket se si gjithmonë për LSI-në porositë e SHBA kanë rënë vesh të shurdhër.
Monika Kryemadhi pranë Sokol Skurrës
Kandidati i Lëvizjes Socialiste në Elbasan, Sokol Skura, i pesti në listë
Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi do të kandidojë për Lëvizjen Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit aty ku pretendon të marrë 3 mandate.
Vendimin e ka bërë të ditur vetë Maliqi, i cili shprehet se ka kërkuar të jetë në fund të listës, numri 7 për t’iu dëshmuar të gjithëve mbështetjen që gëzon në këtë qark.
Ndërkaq ai shton se nga sot do të zhvendoset me kohë të plotë pranë elektoratit të tij në qarkun e Beratit, si Koordinator politik i fushatës për Bashkitë Kuçovë dhe Ura Vajgurore.
"Pasi ju bëra me dije që në Dhjetor 2020, që do të bëja një shkëputje nga protagonizmi im në media, derisa të vendosja pozicionimin tim politik zgjedhor, tashmë rimarr komunikimin tim intensiv me ju me një VENDIM. Të gjithë ju që më njihni, e dini mirë historikun e kontributit tim politik, dhe vitet e mia në shërbimin tuaj kanë dominuar krah forcës së cilës unë i bashkohem në këto zgjedhje.
Mora një kohë relativisht të gjatë për të vendosur, (vetëm pazaret bëhen shpejt), sepse jetoj dhe punoj vetëm me një qëllim: T’ju shërbej juve, interesit publik, në veçanti elektoratit tim në qarkun e Beratit. Koha ime më e madhe kalon pranë bashkëqytetarëve të mi në Berat dhe vendimi im është reflektim mbi dëshirën dhe mendimin e tyre. Pakënaqësia e tyre dhe ajo e bashkëatdhetarëve të tyre në të gjithë vendin, është e madhe dhe në këto kushte, unë ndjej detyrimin për t’i dhënë shpresën për ndryshim, për të cilën kanë nevojë më 25 Prill.
Kam qenë, jam dhe do të jem zëri i tyre, opozitari i çdo Qeverie, sepse qëllimi im nuk është pushteti (ndryshe do kisha qëndruar me pushtetin kur kam pasur rastet), por është përfaqësimi dinjitoz i atyre që më votojnë me symbyllur. Nga sot, unë zhvendosem me kohë të plotë pranë elektoratit tim në qarkun e Beratit, si Kordinator politik i fushatës për Bashkitë Kuçovë dhe Ura Vajgurore, për një fushatë që do ngjizë ndryshimin e madh, të cilin shqiptarët e kanë jetik. Kam kërkuar që të jem në fund të listës, numri 7, për t’ju dëshmuar të gjithëve, se sa mbështetje gëzoj në qarkun e Beratit.
Ky është bast moral dhe publik! Unë, Lefter Maliqi, rreshtohem krah partisë që ka kërkuar gjithmonë sistem dinjitoz zgjedhor dhe integrimin e vendit ne BE, këtu e shumë vite më parë, në sinkron të plotë me parimin tim dhe dëshiren e Shqiptareve. Unë votohem dhe votoj, bashkë me ju, për LSI-në, dhe fitojmë 25 Prillin, me dhe për shqiptarët! Ju garantoj se ekipi i LSI-së në Qarkun e Beratit do fitoj 3 mandate, dhe opozita e bashkuar do të kthehet me fitore", shkruan ai.