Rezart Tusha, Boiken Abazi dhe Pal Shkambi

KQZ verifikon tre kandidatë/ Konfirmohet Boiken Abazi! Në 'sitë' Pal Shkambi i dënuar 4 herë dhe Rezart Tusha nga lista e PD-së i arrestuar në Zvicër si shitës heroine

17 Mars 2021, 09:44| Përditesimi: 17 Mars 2021, 10:18

  • Share

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka lejuar kandidimin për deputet Boiken Abazit të VetëVendosjes. Vendimi u mor ditën e sotme, nga ku rezultoi se Abazi nuk preket nga ligji i dekriminalizimit. Nga ana tjetër, vijojnë verifikimet për 2 kandidatët e tjerë.

Pal Shkëmbi i cili ka qenë i dënuar 4 herë siç shihet në formularin e vetëdeklarimit të siguruar nga gazetari Arsen Rusta, por mësohet se dënimet nuk janë ndaluese për të kandiduar për deputet.

Nga ana tjetër, në sitë është edhe Rezart Tusha, i cili kandidon me Partinë Demokratike në Durrës. Ky i fundit është vendosur në listë i 8-ti, rezulton me precedentë penal si shitës heroine i arrestuar në zvicër. Tusha është shkarkuar në vitin 2013 si drejtor i Burgut të Rrogozhinës dhe i kallëzuar penalisht, me akuzën se u jepte leje të paligjshme të dënuarve.

( Kliko këtu ) Vendimi i KQZ për regjistrimin e kandidatit Bojken Abazi

( Kliko këtu ) Formulari i vetedeklarmit të kandidatit Bojken Abazi

( Kliko këtu ) Formulari i vetëdeklarimit të kandidatit Pal Shkambi

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?