Moment nga procesi i numërimit të kutive në Himarë

Zgjedhjet e Himarës, kutia që i surprizoi të gjithë, Tavo fitoi 98% të votave në fshatin Tërbaç! 7 vota mori Gjikuria, 3 ishin të komisionerëve

5 Gusht, 10:22| Përditesimi: 5 Gusht, 12:56

  • Share

Himare- Kandidati socialist Vangjel Tavo fitoi me një diferencë të ndjeshme votash ndaj rivalit të tij opozitar Petro Gjikuria. Por përveç 1477 votave diferencë, ose më shumë se 17% nga përfaqësuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ra në sy detaji i disa kutive në fshatrat e zonës së Vlorës, që janë nën administrim nga Bashkia Himarë dhe që i kanë dhënë avantazh të ndjeshëm socialistit Tavo.

Sipas shifrave zyrtare nga Komisioni i Numërimit Himarë, por edhe KQZ në grafikët sqarues, bie në sy se socialisti ka marrë bindshëm vota në Lumin e Vlorës, pikërisht në fshatrat Tërbaç, Vranisht, Bolenë e Kuç.

Foto: Tabela e rezultateve të KQZ-se për zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, për Hore Vranisht

Më e veçanta ka qenë ajo e kutisë 4589, në fshatin Tërbaç, ku pas numërimit rezultoi se Tavo mori 330 vota, kurse rivali i tij Gjikuria 7 vota, teksa 3 prej tyre supozohet se ishin votat e komisionerëve të opozitës. E përkthyer në shifra elektorale, në këtë qendër Tavo ka fituar me 98% e votave, rast gati i paprecedentë në zgjedhje.

Foto: Tabela e rezultateve të KQZ-se për zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, për qendrën e fshatit Tërbaç.
 

Në total sipas KQZ, Tavo ka marrë 5022 vota përballë rivalit të tij, Petro Gjikuria, i cili ka marrë 3545 vota.

Foto: Tabela e rezultateve të KQZ-së për zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, për Lukovën

Siç paraqesin dhe shifrat e KQZ-së, nga 36 kuti, Tavo ka fituar me 58.62 % të votave, kurse Gjikuria pak më shumë se 41%. Tani pritet vetëm që KQZ të ligjërojë mandatin e kryebashkiakut të ri.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?