Altin Bojni

Politikë

Zgjedhjet e parakohshme/ Zbulohet emri i kandidatit të propozuar të PS për Bashkinë e Matit

3 Tetor, 19:27| Përditesimi: 3 Tetor, 19:58

  • Share

Mati është një nga 6 bashkitë e vendit që do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme më 9 nëntor, sipas dekretit të Presidentit Begaj.

Gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj, ka mundur të mësojë emrin e kandidatit të PS që është propozuar për Bashkinë e Matit. Ai është Altin Bojni.

Emri i tij u propozua nga Asambleja e PS-së së Matit, që diskutoi për kandidaturën për të garuar në zgjedhjet e parakohshme.

Propozimi i emrit të Altin Bojnit si kandidat për Bashkinë e Matit do të duhet të miratohet nga Kryesia e PS.

Altin Bojni është me profesion financiar dhe aktualisht mban postin e drejtorit të Shëndetit Publik. Më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Postës dhe drejtorit të burgut të Burrelit.

Bashkia e Matit mbeti pa kryetar pasi Agron Malaj dha dorëheqjen sepse u zgjodh deputet i PS në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e PS për kryeqytetin, u ndan detyrat dhe zonat: Angazhim për të mbështetur Ogerta Manastirliun (LISTA E PLOTË)


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?