Mati është një nga 6 bashkitë e vendit që do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme më 9 nëntor, sipas dekretit të Presidentit Begaj.
Gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj, ka mundur të mësojë emrin e kandidatit të PS që është propozuar për Bashkinë e Matit. Ai është Altin Bojni.
Emri i tij u propozua nga Asambleja e PS-së së Matit, që diskutoi për kandidaturën për të garuar në zgjedhjet e parakohshme.
Propozimi i emrit të Altin Bojnit si kandidat për Bashkinë e Matit do të duhet të miratohet nga Kryesia e PS.
Altin Bojni është me profesion financiar dhe aktualisht mban postin e drejtorit të Shëndetit Publik. Më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Postës dhe drejtorit të burgut të Burrelit.
Bashkia e Matit mbeti pa kryetar pasi Agron Malaj dha dorëheqjen sepse u zgjodh deputet i PS në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e PS për kryeqytetin, u ndan detyrat dhe zonat: Angazhim për të mbështetur Ogerta Manastirliun (LISTA E PLOTË)
V.GJ /ReportTv.al
