Petro Gjikuria dhe Vangjel Tavo

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, nis sot zyrtarisht fushata elektorale

27 Korrik, 11:47| Përditesimi: 27 Korrik, 17:24

  • Share

Në Himarë ka nisur sot zyrtarisht fushata elektorale për kreun e bashkisë. Fushata elektorale do të zgjasë vetëm një javë, duke u bërë kështu një nga fushatat më të shkurtra të zhvilluara ndonjëherë në vendin tonë.

Ajo do të zgjasë deri në datën 2 gusht, në data 3 do të jetë heshtje zgjedhore, ndërsa në datën 4 do të votohet.

Partia Socialiste garon për kreun e bashkisë së Himarës me Vangjel Tavon, ndërsa Partia Demokratike e cila është në koalicion me disa parti të tjera, garon me Petro Gjikurinë.

Këto zgjedhje mbahen vetëm për kryetarin e bashkisë, pas dënimit të Fredi Belerit me dy vite burg për blerje votash.

Vangjel Tavo, kandidati i Partisë Socialiste do renditet i pari në fletën e votimit, ndërsa kandidati i propozuar nga koalicioni Bashkë Fitojmë, Petro Gjikuria do të jetë i renditur i dyti.

Në bashkinë Himarë janë të regjistruar rreth 22 mijë zgjedhës, por në zgjedhjet e fundit lokale kanë votuar vetëm 7 mijë zgjedhës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?