Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përditësoi rezultatet e pjesëmarrjes në votime për zgjedhjet e pjesshme të Himarës.
Njoftohet se pjesëmarrja deri në orën 12:00 është rritur me 4% brenda orës, e krahasuar me atë të 11:00 dhe me trend në vijim.
KQZ bën me dije se deri në mesditë kanë votuar 22.68%, ose 5135 votues, të raportuara këto prej 34 nga 36 qendra votimi në total.
E krahasuar me ato të 14 Majit 2023, vijon të ruhet trendi rritës në këto zgjedhje, me një diferencë prej 3%. KQZ ka njoftuar se në Himarë janë regjistruar mbi 23 mijë votues.
Lajmi kryesor:
Himara zgjedh sot kryetarin e ri, mbyllet votimi! Mbi 1000 votues më shumë se në zgjedhjet e kaluara! Në lista 6 mijë votues me ID të skaduara (Raportimi live)
A.Q//ReportTv.al